argezon-sulejmaniShkruan Argëzon Sulejmani

Kur sapo kisha filluar të merrem me shkencën e mjekimit të fëmijëve interesohesha të di më shumë rreth historikut, ecjes dhe ngecjes së kësaj lëmie. Ndër përshtypjet më interesante, për të cilën më pas pata shkruar edhe një artikull, më kishte lënë jeta dhe vepra e një doktoreshe, që do të lindej në fillimshekullin e 20, kurse nëmin do të vinte kah gjysma e po të njëjtit shekull. Bëhej fjalë për Virxhinia Apgar, zonja doktoreshë që kishte ideuar vlerësimin e çdo të posalinduri me të lindur(APGAR SCORE). Ishte quajtur, siç ende quhet, gjetje revolucionare e unë të përmendurës i pata vënë nofkën “heroinë e të qajturës së parë”.

Vite më pas, më bie të takoj e vlerësoj këtu në këtë rrethin tonë të vogël, shpesh-herë keqadashësisht të deformuar e minimizuar, heroina të vendit tim, të kombit tim, për më tepër të profesionit tim.
Këtë jo që nuk e kisha ditur më heret. Ma kishin thënë kalimthi, e kisha paramenduar shpejtimthi, e kishin cekur sa për të thënë, etj. Ndoshta, më mirë që ishte lënë anash, ndoshta!? Nëse do të flitej për muzikën, do të thonin me të drejtë që violinat veç denigrohen në “tallava ahengje”.

Asnjëherë, veçse e pranoj të jetë e mrekullueshme, nuk më kishte shkuar ndërmend që do shkruaj për heroinat e vendit tim e të fushëveprimit të njëjtë, sepse mendësia jonë nuk para e gëlltitë t’i thurim lavde kujt tjetër veç vetes dhe se njerëz të kalibrit të lartë profesional e me vullnet vetflijues kemi shumë pak. Fjala është për zonjat heroina – doktoreshat dhe mamitë e të a.q. Maternitet i Ulqinit. Ky institucion është ndër të vetmit, në mos i vetmi, ku shumicën absolute e bëjnë femrat (zonjushat, zonjat, nënat), ku jeta nisë – duhet të nisë – nuk ka “eja nesër… e… prit pas dere” e ku kushtet dhe natyra e punës përbejnë risk stil gërshërë.

Ky institucion përmes këtyre zonjave përbën kushtin e vetëm, thuajse, të qytetarisë. Është shërbimi i vetëm spitalor në qytetin tonë dhe besuari që përkujdesja ndaj shëndetit tregon shkallën e vetëdijësimit mbi baziken e qytetarisë, rëndësia dhe rëndesa e tij veç marrin trajta e pesha të larta. Materniteti i Ulqinit është ndjesia që në vendin tënd i kushtohet rëndësi njeriut: nënës, fëmijës, jetës: lindjes, të lindurit.

Më ka zënë veshi paprajshëm të dëgjoj se ky institucion ka baza të forta politike e politika rrënjë të veta partiake. Madje, shumë emra kam parë të thirren si lopatë gurëthemeli. Por, duhet të theksohet që materjes i jep vlerë njeriu, puna dhe vullneti i tij. Mirënjohje të gjithë atyre që kanë bërë sado qoftë në materjalizimin e projektit, veçse përulje u duhet bërë atij kolektivi shëndetësor që me angazhim e sakrificë jetëson sado pak civilizim bazik në vendin tonë.

Nëse Ulqini i mijëvjeçarit të ri ka diç për mburrje, ai është Materniteti i Qytetit, ky, përmes një kolektivi që si gardë e pret jetën butësisht. Në ndodhtë ajo që flitet kafeneve, e që jo rrallë-herë del të jetë e valuar ne zyrat përkatëse, se Materniteti rrezikon mbylljen, atëherë kjo do të ishte një disfatë tëfikëse në rradhë të parë për vet neve – kolegiumin shëndetësorë e mëpastaj për të gjithë banorët që duan trashëgimi, madje edhe për ata që pritet të lindin e që për fajin tonë nuk do të shënojnë lindjen me – Ulqin.

Kuptoj që, nuk jemi në situatën që të hapim fushëbeteja të reja, anipse medialisht e “tallavaçe” çka nuk po gogësihet prej tej së ngrëni, por ashiç nuk bën të humbim beteja të fituara. Materniteti i Ulqinit duhet që pas një dekade të suksesshme në kushte gërshëre të pajiset me sallën operative dhe me shtesën përkatëse profesionale!!!
Deri atëherë, banorët që e duan dhe e dinë civilizimin, që e duan dhe studiojnë jetën, që duan dhe presin trashëgimtarë – sytë i kanë tek Heroinat bluzëbardhe, të cilat vazhdon t’i shtyjë në jetë të reja veç bekimi i Perëndisë dhe sakrifikimi vetanak.

Si profesionist, qytetare dhe prind, shkrim – mirenjohes ndaj punes vetemohuese te kolegeve ne Maternitetin tone. Ju falenderoj per bashkepunim.

By admini