bill-clintonBeqir SINA – New York

Ish presidenti tha se bazohet në përvojën e gruas së tij dhe angazhimin e saj për vendet e tjera, ai kërkoi mbështetjen e të gjitha komuniteteve në Brookl

PROSPECT, BROOKLYN NY- Fushata Clinton, për Presidencialet 2016, vazhdoi, dje në një nga lagjet më të populluara me emigrantë, të New Yorkut, në Brooklyn, në tubimin e mbajtur në Kishën e Shën Gabriel, ku ish Presidenti Bill Clinton, kërkojë mbeshtetjen e të gjitha komuniteteve, përfshirë edhe komunitetin shqiptarë, që jeton në Brooklyn.

Ky tubim elektoral, u organizua nga kongresistja demokrate e New Yorkut, Yvette Clark, një përkrahëse e dëshmuar Hillary Clinton, në Capitol Hill, që përfaqësonë zonën elektorale Prospect Park-Lefferts Gardens, dhe Crown Heights, në Brooklyn.

Zonja Clark, tha se departamenti i shtetit – në kohën kur ishte Sekretare e Shtetit Hillary Klinton, mbështeti fuqishëm Haitin, pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010. “Hillary, tha ajo ka mbështetur programet për zgjerimin e mbulimit të kujdesit shëndetësor, që përfitojnë komunitetet emigrantëve, Clark, tha,  se zonja Klinton, është një avokate e mirë për ligjet e reja për kontrollin e armëve, një çështje që duhet marrë në vemendje sidomos për luftuar dhunën me armë, në lagjet tona”.

Ndërsa Presidenti Clinton, duke u bazuar në përvojën e tij, bëri thirrje për nevojën e krijimit të vendeve të punës në zonat e njohura industriale, të kësaj lagje, si dhe për të mbështetur reformën në polici, dhe vlerësoi edhe ligjin për rritjen e pagës minimale, deri në 15 dollarë në orë, në New York.

Ai duke folur në një audiencë kryesisht me imigrant nga Karaibet, Jews, Rusë, Afrikanë, dhe Aziatik, ku nuk munguan edhe disa pjestarë të komunitetit shqiptarë, që jetojnë në këtë lagje imigrantësh, ish-presidenti, gjithashtu, tregojë mbi fokusin Hillari Klinton, mbi komunitetet, “për të cilat , tha Klintoni, ajo patë treguar mjaftë kujdes, edhe gjatë mandatit të saj kur ishte Sekretare e Shtetit, duke dhënë mbështetjen e saj, për grante, dhe për të ndihmuar disa nga ato vende për të zhvilluar prodhimin e rinovueshme të energjisë”.

Një banor nga Crown Heights, Francis Sisnett, një mbështetës i Hillaryt, e përshkroi fjalimin e Presidentit Klinton, si “të shkëlqyer”, dhe tha se ish-presidenti, kishte ofruar mendime të mira, për një seksion kryesor të shoqërisë, teksa ka folur, edhe për të pasur edhe të varfër bashkë”.

Pastori i Kishës Shën Gabriel, Eddie Alleyne, tha se Hillary, simbas tij është duke ofruar programe “të cilat janë reale, të cilat nuk janë “hedhur” në qiell”, duke shtuar se ai gjithashtu mendonte se propozimet kandidatit tjeter demokrat Sanders “nuk ishin të arritshme”. Hillary, është e gatshme të jetë presidente “me hyrjen” në Shtëpinë e Bardhë,” tha ai.

Anëtaria e Këshillit Bashkiak të qytetit New York, Laurie Cumbo, Qarku 35-të, në Brooklyn, i cili përfshin Prospect Park dhe Crown Heights, tha se “kjo është koha më e emocionuese ndonjëherë që të jetë një grua në Shtetet e Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë .”

Clinton, tha ajo, është “një kandidate, që është e kompletuar, ajo është një nënë, një gjyshe, zgjedhja e saj do të “të frymëzojë një brez të tërë të gruas, për të treguar se ne të dimë se udhëheqja është e drejta e të gjitha grave.”

Zgjedhjet në Partinë Demokratike në New York mbahen të martën më 19 prill.

By admini