Në Katërkollë si sot tre vite më parë janë prishur disa objekte afariste pasi përkonin me rrugën që do të kalonte asaj zone. Afaristet të cilët kishin lokalet e tyre në atë zonë sot ankohen pasi nuk është mbajtur premtimi i dhënë atherë për të gjetur një vend tjetër ku do të zhvillonin aktivitetin e tyre.
”Na është thënë që do të jetë prioritet gjetja e një vendi tjetër”, kështu shprehet njëri nga këto afaristë, Dini Zeneli.
Zeneli me këtë rast i drejtohet me një thirrje kryetarit aktual të komunës i cili ka qenë në të njëjtën pozitë edhe para tre viteve kur edhe janë prishur objektet.
”Momentalisht dhe rastësisht kryetari i komunës është i njëjti, Nazif Cungu, i cili ka bërë premtimin dhe nënshkrimin e kontratës me afaristët e dëmtuar prandaj i bëjmë thirrje që ta zgjidh këtë problem”, shprehet Zeneli .