Flamuri-shqiptarPersonat e panjohur kanë djegur mbrëmë flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës para objektit afarist Kapital Plaza në Podgoricë, aty ku edhe ndodhet amabasada e Kosovës.

Me këtë rast Ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane e Malit të Zi e ka dënuar këtë akt duke shtuar se ata janë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat e ketyre vendeve.

Nga kjo ministri besojnë se raste të tilla të izoluara nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet e mira bilaterale me këto shtete.

By admini