“Vetëm qielli, është kufiri i tij” – The New York Sun
BIG APPLE NYC : Tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, po zhvillon një turne ndërkombëtar, gjatë të cilit ai po promovon albumin e tij më të ri të titulluar “Kënga ime” – (Il Mio Canto). Pirgu pas Tiranës, ku u prit me ngrohtësi dhe entusiazëm nga publiku i atdheut të tij, gjatë çfaqjes në Teatrin e Operas dhe Baletit, satacionin më të afërt pati Vjenën e famshme të muzikës klasike.
Ndërkohë, ai duke vazhduar turneun e tij, nëpër kryeqendrat e muzikës dhe kulturës botërore, me albumin më të ri “Kënga ime” – (Il Mio Canto), mbrëmë tenori shqiptarë Saimir Pirgu, u ndalë në metropolin e botës New York, dhe më pas axhenda Pirgu në Amerikë, do të vazhdojë në Los Angelos – Kalifornia.
Tenori Saimir Pirgu me koncertin e tij “Il mio canto”, të shtunën në Nju Jork , në Qendrën prestigjoze të muzikës, Kaufman Music Center, ka mahnitur me repertorin e tij pjesët muzikore të përfshira në Albumin “Il Mio Canto”, artëdashësit e shumtë amerikan dhe shqiptarë, duke korrur një sukses të madh.
Një artëdashëse shqiptare, e cila ndoqi koncertin e tij mbrëmë në Kaufman Music Center, shkruan në statusin e saj në median sociale Facebbok, :”Edhe një zë që më emicionon në buqetën time të buzëqeshjeve, kur dëgjova mbrëmë tenorin e mahnitshm shqiptarë në New York, Saimir Pirgu! Një zë i bukur me një personalitet që përputhen! I mrekullueshmi dhe me një zë mahnites, Saimir Pirgu me turneun e tij në New York City “Il Mio Canto”.
Ndërkohë, me daljen zyrtare në treg të albumit “Il Mio Canto”, më 26 Shkurt 2016, tenori Saimir Pirgu, iu rikthehet skenave botërore të muzikës klasike, duke risjell ariet më të bukura.
Albumi i tij më të ri, i titulluar „Il mio Canto“ përpunuar nga Opus Arte. Albumi, u prezantua fillimisht në Janar në performancën e Pirgut me „Traviatën“ në Opera Royal House të Londrës. Ky album shoqërohet nga orkestra më e mire në botë, ajo e Maggio Musicale Fiorentino nën dirigjimin e Maestros Speranza Scapucci.
I vlerësuar nga publiku dhe kritika në gjithë botën dhe i zbuluar nga Claudio Abbado, Saimir Pirgu konsiderohet si një nga artistët me ngjitjen më të shpejtë në karierë në botën operistike dhe koncertore, dhe mbetet nga tenorët më të kërkuar të skenave botërore.
Disa vlerësime nga media, kritika dhe artistët me famë botërore :
“Një nga zërat më të bukur që mund të dëgjohet sot” – Seen and Heard International
“Një nga interpretuesit më të rëndësishëm në botë në rolin e tenorit lirik” – Opera Today
“Një yll në ngjitje” – Opera Now
“Interpretimi i tij vjen spontan, i pasforcuar, me një lojë intuitive të dritë-hijes, me një shtrirje të mëndafshtë” – The New York Times
“Teknika e tij është e jashtëzakonshme dhe kualiteti lirik i zërit të tij, është kaq i bukur – Placido Domingo
“Vetëm qielli, është kufiri i tij” – The New York Sun
I lindur në Shqipëri, i mbështetur nga Luciano Pavarotti, ka provuar që fare i ri skenat më të rëndësishme të teatrove lirikë të gjithë botës, në të cilët vijon të interpretojë edhe sot rregullisht.
Ndër sukseset më të mëdha të Sezoneve të fundit operistikë përmenden :
“Rigoletto” Royal Opera House – Londër
“Traviata” Metropolitan Opera – New York dhe Staatsoper – Berlin
“Një ballo me maska” – Tel Aviv
“L’Elisir d’Amore” Staatsoper – Vjenë dhe Deutsche Oper – Berlin
“Flauti Magjik” Teatro Alla Scala – Milano
“La Clemenza di Titto” Opera National – Paris
“Boheme” Gran Teatre del Liceu – Barcelonë
“Rigoletto” All Arena – Verona
“Requiem “ – Verdi në Festivalin e Salzburgut, Musik Verein Vjenë, Bayerische Rundfunks në Mynih, Concergebouë në Amsterdam.
Operat e tij janë dirigjuar nga Dirigjentët më të famshëm botërorë si : Claudio Abbado, Lorin Maazel, Nikolaus Harnoncourt, Riccardo Muti, Mariss Jansons, Zubin Mehta, Seiji Ozawa, James Conlon, Antonio Pappano dhe Daniele Gatti.
Në shtator 2013 ka marrë Çmimin prestigjioz “ Pavarotti i Artë”.
Formimi i gjithi italian i Saimir Pirgut, duke filluar nga rinia e hershme nën mësimdhënien e Vito Maria Brunetti, duke kaluar në perfeksionimin me Luciano Pavarottin dhe në zbulimin në moshen 22 vjecare nga Claudio Abbado, ka formuar artin dhe repertorin e tij , të cilin e ka shfaqur në skenat më të rëndesishme të botës. „Il mio Canto“ shërben si një homazh ndaj artit të cilit ai i ka dedikuar të gjithë karierën e tij
Ky album eksploron ariet më të bukura të repertorit italian dhe francez, të cilat tenorët më në zë të botës i kanë bërë të tyret, shumë nga të cilat tashmë i përkasin edhe repertorit të Saimir Pirgut.
„Il Mio Canto“ shfaq përfishrjen e thellë të Pirgut në traditën dhe praktikën tenore, timbrin e tij të shndritshëm, të pagabueshëm e solar, akutet brilante, muzikalitetin e spikatur dhe kapacitetin që atribuoi në çdo arie, karakteristikën e duhur e individuale.
Saimir Pirgu prezanton albumin e tij më të ri në një tur botëror, që përfshin New York, Tokio, Firenze, Paris, Tiranë, Vjenë e Berlin.
Saimir Pirgu “, një nga përkthyesit më të rëndësishme në botë të roleve lirike tenorit” (Opera Sot), sjell e tij “prej mëndafshi touch” zë (The New York Times) në Sallën e Koncerteve Merkin për këtë një natë vetëm recital që do të përfshijë zgjedhje nga albumi i tij i ri “IL MIO canto” (Opus Arte). Zbuluar nga Claudio Abbado dhe i mbrojturi i legjendar tenori Luciano Pavarotti, Pirgu vazhdon për të fituar brohorit në operës dhe koncert fazat në të gjithë botën, dhe lavdërimi nga audienca dhe kritikët njësoj. prirje e tij të fortë për rolet Verdi dhe stilin njëjës ai sjell në verismo repertor, frëngjisht dhe italisht canto bel dhe koncert faza kanë dhënë Pirgu një profil të madh si një nga këngëtarët më të njohur në botë lirike ndërkombëtar.
Edhe një zë që më emicionon në buqetën time të buzëqeshjeve, kur dëgjova mbrëmë tenorin e mahnitshm shqiptarë në New York, Saimir Pirgu! Një zë i bukur me një personalitet që përputhen! I mrekullueshmi dhe me një zë mahnites, Saimir Pirgu me turneun e tij në New York City “Il Mio Canto”.