Hoxha Rifat Doda nga Shasi i cili është me detyrë në fshatin Rashtishë është sulmuar dhe goditur të dielen në Zenelaj, vend afër Katërkollës.
Sipas të përditshmes Vijesti, hoxhën e ka sulmuar një person me mbiemrin Hoxhiq.
Sipas informacioneve nga i njëjti burim, Hoxhiq i është afruar hoxhës duke e pyetur pse ke folur keq për familjen time. Pastaj pa u hamendur e ka goditur me kokë në hundë.
Rasti është paraqitur në polici.