Policia e Malit të Zi ka arrestuar qytetarin nga Kosova me inicialet H.Q., banues në Ulqin, dhe e ka dërguar në prokurori me akuzën e dhënies së parave me fajde.
Nga Drejtoria e Policisë kanë deklaruar se H.Q. dyshohet se në fillim të vitit 2007 i ka dhënë V.Lj. nga Ulqini të holla në vlerë prej 20.000 euro me interes të ashtuquajturave fajdes prej 20 për qind në baza mujore.
“Si mjet për sigurimin – kthimin e borxhit me fajde, H.Q. dhe V.LJ. kanë hartuar një kontratë fiktive për të shitblerë pasuri të patundshme, e cila ndodhet në Ulqin, me sipëraqe 1229 m2, e cila ishte në pronësi të V.Lj. Pasi që V.Lj. nuk ka bërë shlyerjen e borxhit H.Q, me pëlqimin e V.Lj. dhe me një person të tretë – M.R. ka hartuar një kontratë për shitblerjen e pronës e paluajtshme me çmim prej 100,000 euro “, njofton Policia.
Pas pagesës së parave, dyshohet se e H.Q. nga shitja e pasurive të patundshme për veten ka mbajtur 40.000 euro.