zeqir-berishaNga Beqir SINA, New York

“Ziggy” – ka thënë një zyrtar i lart i këtij qyteti – zoti Joe Geary, drejtor operacionet për qytetin e Waterbury, “është si një ikonë ndërkombëtare për patriotizëm”. “Ziggy është e njohur në të gjithë vendin tonë,” ka thënë Geary , “Unë do të doja të falënderoj atë për të demostruar në sheshet e rrugëve në Waterbury – për të festuar dhe treguar dashurinë e patriotizimin ndaj Amerikës.”

WATERBURY CT:  : Kemi parë shpesh herë në Amerikë, se si shtypi amerikan i bënë shumë të njohur disa njerëz të thejsht, vetëm se ata bëhen pjesë e ndonjë rasti të veçantë – që me pasë tërheq vëmendjen e gjithë amerikanëve. Kemi për të parë që një amerikan e ka lyer të gjithë shtëpinë e tij me bojë, kuq, blu e të bardhë, duke vizituar edhe flamurin amerikan sa një faqe muri.

Kemi parë ritualet  e përvitëshme të festimit të amerikanëve  të cilat janë të ngjrosuara në çdo manifestim, kudo vetëm me ngjyrat dhe simoblet patriotike . Por , ndërsa për disa amerikan, kjo, është një mënyëre tradicionale për të festuar dhe treguar ndjenjat e tyre të patriotizmit  Amerikan, për të tjerët, kjo është një  formë tjetër që i “obligon” disa prej tyre të dalin në rrugë për të festuar me mënyrën e tij që të tërheq në mënyrë të veçantë edhevëmendjen e qytetarëve të tjerë, por edhe të shtypit Amerikan që u jep shumë publicitet.

Njëri prej këtyre, shqiptaro – amerikanë, që është bërë mjaft i njohur në të gjithë vendin, i cili është i dalluar për mënyrën e të veshurit me ngjyrat dhe simbolet e flamurit Amerikan,  dhe që ka tërhequr vëmndjen e shtypit, dhe publikut amerikan dhe të gazetarëve e politikanëve amerikan – është pikërishtë një emigrant shqiptar nga Kosova, Zeqir Berisha, dhe amerikanët e thërrasin “Ziggy”.

I cili, tashmë, është bër protogonistë i demostrimit në çdo eveniment me përmasa kombëtare, i flamurit Amerikan – tri ngjyrave  – kuq, bardh -blu. Por shqiptari nga Kosova, Zeqir Berisha, emigrant i vjetër thuhet se nuk ka lënë demostrat anti komuniste, dhe për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarë , që nuk ka marrë pjesë me shqiptarë në SHBA,  me flamurin Amerikan dhe Shqiptarë në dore….

Simbas, gazetës lokale The Republican-American Newspaper, ku Berisha banon në Waterbury, thuhet se në këto zgjedhje “Zeggy” Zeqir Berisha, gati çdo ditë, në mbrëmje, e sheh në rrugë të veshur si gjithënjë, me krejt rrobat ( pantallonat dhe xhaketën, e bluzën ) me ngjyrat dhe simbolet e flamurit amerikan, duke bërë “fushat” për votuesit republikan – Pra, për të nxitur ata( register voters ) për të shkuar dhe votuar, simbas Zeggyt, kandidatin Republikan Donald Trump.

Pra, duke i ftuar ata të marrin pjesë në votime – fillimisht në zgjedhjet paraprake( primare) dhe më pas të mos të gjithë të mos harrojnë 4 Nëntorin kur mbahen zgjidhet për Presidentin e 45 të SHBA-ës.
zeqir-berisha
Gazeta “The Republican-American Newspaper”, më e lexuara në Waterbury, është e “vështirë” ta ketë “harruar” ndonjëherë sa herë ka ndonjë ngjarje të madhe kombëtare në këtë qytet, pa e nxjerr fotografinë dhe pa e pikasur edhe emigrantin shqiptar nga Kosova Zeqir Berisha – Ziggyn .

Ajo ka shkruar se ” Zeqiri – ose “Ziggy” si ai është i njohur “affectionately” prej atyre, që tashmë e njofin mirë atë – nëpërmjet shtypir amerikan, nuk është i arsimuar – por, është veçanërisht elokuent dhe patriot i madh.

Simbas saj ai një herë, flet me theksin e tij të trashë ballkans dhe më pas me një anglishte të papërsosur, që të bënë shumë të vështirë për të kuptuar atë “ .Me një fjalë e thënë flet si ne shqiptarët.

Megjithatë, shkruan gazeta “The Republican-American”, ajo çka e dallon këtë njeri është se “ai është një njeri që flet me gjithë zemër. Zeqiri, flet të vërteta të thjeshta pa ndonjë “ilustrim” rreth tmerreve, që ka parë, dhe ka dëgjuar prej andej nga ka ardhur,  në të kaluarën e tij në Kosovë, gjatë sundimit sllavo – komunist, por edhe për kohën e Millosheviqit. Pra, për krimet e maskrat  në Kosovë”, dhe tani Zeggy shpreh kudo dhe gjithënje dashurinë e patriotizmin e tij për Amerikën.

Në fytyrë, në veshje, në sjelljen e tij, në të folur, “kokë e këmbë” ai kullon ; kuq, blu , bardhë e blu, duke treguar e demostruar atë patriotizmin e tij amerikan.

Sa herë ka ndonjë ngjarje të madhe kombëtare, Zeqir Berisha – Ziggy, është i veshur me  këmishë (bluzë), pantallona( tutat) e tij dhe një xhaketë9 xhakovente), ku janë të stamposura simbolet e flamurit amerikan , vijat, dhe yjet.

Edhe, makina e tij, është zbukuruar, deh qarkullon në çdo rrugë me simbolet patriotike amerikane,  në të kuqe, të bardhë dhe blu dhe është e stolisur me stickers në parakolp të cilat deklarojnë mbështetjen për ushtarët amerikanë kudo që ata luftojnë, dhe mbështetjen e tij për President kandidatin republikan Donald Trump.

Për shqiptarin nga Kosova, Zeqir Berishën, thuhet se pasi kreu në ish-Jugosllavi shërbimin e detyruar në ushtëri, për 18 muaj, Berisha, u arratisë duke kërkuar azil politik në fillim në vitin 1964 në Austri, dhe duke lënë familjen e tij pas në Kosovë.

Disa vjet më vonë, në moshën 27 vjeçare, Berisha, pati aplikuar për një kartë jeshile dhe erdhi në Amerikë. Ai ka punuar në punët më të vështira, duke filluar prej nga larja e enëve nëpër kuzhina, dhe ka punuar në fabrika. Deri, sa edhe u vendos në Waterbury, ku jetonte një komunitet i vjetër patriotësh dhe antikomunist, emigrant politik shqiptarësh.

Në Waterbury, Zeqiri, krijojë familjen e tij, afro 50 vjet më parë, kur ai u takua me një vajzë, e cila tani është gruaja e tij dhe kan disa fëmijë, së bashku, natyrishtë, të rritur tani.

Zeggy, ka kaluar duke punuar në ndërtim pjesën më të madhe të jetës së tij, megjithëse, nuk është nga ata shqiptarët e pasur.  Por, disi, ai ndjen një lidhje me një vend që ai ka lindur dhe më një vend ku ai jeton tani për lirinë dhe është mirënjohës dhe përulet për SHBA, për atë që kan bërë për Shqipërinë dhe ndihmën për çlirmin dhe pavarësinë e Kosovës  .

Aqsa kjo lidhje është mjaft e fortë në mënyrë që ai është i sigurtë se do të mbaj gjithmonë flamurin amerikan pranë atij të kuq e zi.

Zeqir Berisha, Zeqir – ose “Ziggy” si ai është i njohur ” këtu në Kenektikët – Connecticut, ka emigrauar 55 vjet më parë nga Kosova, dhe ka dy fëmijë që kan shërbyer si marinsa në ushtrinë Amerikane.

Zeqir Berisha, i njohur më së mirë në qytetin Waterbury si “Ziggy”, ka qenë i pranishëm në çdo festim në këtë qytet për të nderuar pavarësinë e Kosovës, Berisha ka thënë një zyrtar i lart i këtij qyteti – zoti JoeGeary, drejtor operacionet për qytetin e Waterbury, “është si një ikonë ndërkombëtare për patriotizëm”. “Ziggy është e njohur në të gjithë vendin tonë,” ka thën Geary , “Unë do të doja të falënderoj atë për të demostruar në sheshet e rrugëve në Waterbury – për të festuar dhe treguar dashurinë e tij ndaj Amerikës.”

Ai ka qenë një nga mbështetësit më të fuqishëm të luftës kundra terrorismit në Irak dhe Afganistan në kohën e administratës së Presidentit Bush, dhe përkrahjes dhe mbështetjes amerikane për Kosovën. “Këtë vend e ka parë Zoti – është vend i bekuar” therriste ai më të madhe, në mes të turmave së protestuseve, një dekadë më parë, të cilët, kish dalë të mbeshtetnin athëhere presidentin Bush kur SHBA sulmuan Irakun dhe rrëzuan Sadam Huseinin .

“Çdo të mirë e kam parë nga ky vend – unë dhe gruaja ime “, thërriste ai ndërsa gazetarët i ndiqnin veprimet e tija në atë protestë, 15 vjetë më parë. Ai u tregonte gazetarve se kur ishte nën “Ish Jugosllavi” e cila nuk egzistone më, pasi ajo u shkërmoq, atij çdo gjë i ishte mohuar, dhe se ka jetuar nën frikën dhe presekucionin policor, vetëm e vetëm se ai ishte shqiptarë.

Çka dhe e detyrojë atë dhe familjen e tij të emigrojë  – 55 vjet më parë, në SHBA-së.

Mirëpo, mund të thuhet se ky nuk është rasti i parë, që shqiptarët të tregohen se kanë një dashuri të madhe për Amerikën, dhe se janë populli më pro amerikanë i botës. Siç është shprehur dhe ish Presidenti i Kosovës Rugova : “Shqiptarët janë në miqësi të përhershme me SHBA-të”.

Një gazetari i huaj i akredituar në Departamentin Amerikan të Shtetit, thuhet se i ka thënë, zëdhënsit të shtetit Amerikan se SHBA-së i konsiderojnë: “Shqiptarët, si ‘populli i zgjedhur‘ i SHBA-së.”

Ndërsa, pro amerikanizmin e popullit shqiptarë, e ka shprehur edhe vetë Presidenti Bush, zvendes Presidenti Biden, sa senatorë, kongresmen dhe zyrtarë të lart amerikan.

Duhet kujtuar se me të drejt shqiptarët e duan Amerikën dhe janë populli më pro-Amerikan në botë.

Më 8 janar 1918, Presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson, publikoi një deklaratë mbi qëllimet e Luftës, e përbërë prej 14 pikash. Deklarata e Presidentit amerikan u dha kurajo mbarë patriotëve shqiptarë në Amerikë, që qysh në atë kohë të demostronin kudo nëpër Amerikë, duke kënduar :” Rroftë Amerika / Rroftë “Madhëria” e Tij Wilsoni / Me katërmëdhjetë pika / I thotë Evropës ndaloni”, do shkruante rilindasi i madh Fan Noli në ato vite, simbas gaezetë Dielli.

By admini