”Sot më 01.04.2016 duhet përkujtuar 71 vjetorin, e një ngjarjeje nga më të tmerrshmet, të quajtur si MASAKRA E TIVARIT, e cila ka ndodhë më 1 prill 1945, në Tivar, në ndërtesën e Monopolit të Duhanit, ku në mënyrën më barbare dhe çnjerëzore u likuiduan mijëra shqiptar”, kështu shprehet për këtë ngjarje të tmerrshme imami i njohur në qytetin e Ulqinit Senad Maku.
”Mos të harrohet kjo datë ku gjëja më e mirë për ato dhe për ne sot është të bëjmë nga një DUA, duke lutur Zotin që ti ketë mëshiruar dhe të jenë nga dëshmorët e Tij.
O Zot na ruaj nga ngjarjet e tilla që mos të na përsëriten, na bëj që të marrim mësim nga e kaluara jonë dhe mos ti harrojmë ato”, përfundon mesazhin e tij imami Senad Maku.