bursa-per-studentet-ulqinStudentët e sukseshëm janë krenaria e qytetit  tonë – tha kryetari i Komunës Nazif Cungu me rastin e dorëzimit të aktvendimeve të bursave. Gjithsej u dorëzuan 32 aktvendime, studentëve të shkëlqyer të cilët studiojnë në  Universitete të ndryshme të vendit dhe rajonit.

Sipas kryetarit Cungu bursat janë modeste, por një motiv për më shumë punë dhe suksese. Ai paralajmëroi se kisti i parë i bursave do të bëhet menjëherë. Rezultatet e juaja janë tregues që ne duhet ti kushtojmë më shumë vëmëndje  rinisë – veçoi numri një i komunës së Ulqinit.

Në ceremoninë e dorëzimit të bursave ishte i pranishëm dhe kryetari i Kuvendit të Ulqinit. Z. Loro Nrekiqi, i cili po ashtu përgezoi studentët për sukseset e arritura.

By admini