SHBA: Senatori i shtetit Golden bënë përpjekjet në Senat, për të shpallur Ditën Nënë Tereza në shtetin e Nju Jorkut
Beqir SINA – New York
Më 17 dhjetorin e vitit të kaluar, siç njoftoi Stefania Falasca në të përditshmen italiane Avvenire, Papa pati miratuar njohjen e mrekullisë, që i atribuohet Nënë Terezës e pati vendosur për shpalljen e dekretit, që hapi udhën drejt shenjtërimit të saj më 4 Shtator 2016
Albany NY :- Senatori republikan i shtetit të Neju Jorkut, zoti Martin J. Golden sot me anë të një deklerate ka njoftuar se ka nisur përpjekjet e tij për të shpallur 4 shtator 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute e cila do të paraqitet në Senatin e Shtetit.
Simbas njoftimit të tij për shtypin bëhet e ditur se Rezoluta është futur dhe është duke u rishikuar nga Komiteti i Senatit për Financat, për të dalë më pas mbasi të sigurojë mbështetjen, me një votim të plotë të Senatit të Shtetit të Nju Jorkut, ku pritet të votohet së shpejti.
Në Rezolutën e senatorit Golden thuhet se : ”Në emër të një jete të jetuar mirë në shërbim ndaj Zotit dhe ndaj të gjithëve, unë jam krenar të prezantoj këtë rezolutë që në mënyrë të përshtatshme do të nderojë Nënë Terezën në shtetin e Nju Jorkut për të përkuar me kanonizimin e saj si një Shën e Kishës Katolike Romakem më 4 Shtator 2016 në Selinë e Shejtë. Për vite të tëra, Nënë Tereza, përmes themelimit të saj të Shtëpisë dhe Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, të përkushtuar, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve “, tha senatori Golden duhte që 4 shtatori 2016, të shpallet “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute në Senatin e Shtetit.
“Një simbol ndërkombëtar i shpresës, emri i saj i dashur Nënë Tereza e lindur Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, me prejardhje nga një familje shqiptare, tej mase, ka bërë një ndryshim të vyer në të gjithë botën, përfshirë edhe qytetin tonë New Yorkun. Kështu ajo do të kujtohet gjithmonë, me Shtëpinë dhe degën e Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, në Harlem, të cilat kan qenë të përkushtuar, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve, në këtë mënyrë ne do të nderojmë dhe kujtojmë atë,” thotë senatori Marty Golden në dekleratën për shtyp.
Rezoluta e senatorit Golden, pas miratimit, do të autorizojë Senatin e Shetit të New Yorkut, për emërimin e 4 shtatorit 2016 një Ditë e shënuar në nder të Nënë Terezës, mabsi ajo tashmë është edhe data që Nëna Tereze do të deklarohet një Shenjt në një ceremoni shenjtore që do të mbahet në Vatician në Romë, Itali.
Papa Françeskumë 15 mars firmosi dekretet lidhur me kanonizimin e pesë të lumëve që bëhen shenjtër. Ndër ta është edhe Nënë Tereza, Ganxhe Bojaxhiu.
Në Koncistorin e 15 marsit, Papa Françesku caktojë datën dhe vendin e kanonizimit të Nënë Terezës, që sipas tij pritet të jetë 4 shtatori i ardhshëm, në Romë.
Papa Françesku gjithashtu ka nënshkruar edhe dekrete të tjera të kanonizimit për martirin e vogël Giuseppe Sanchez Del Rio, vrarë në Meksikë në vitin 1928, mbi varrin e të cilit Papa Françesku u lut gjatë udhëtimit të fundit në këtë vend; për Giuseppe Gabriele del Rosario, i njohur si “cura Brochero”, shenjti i parë që ka lindur e vdekur në Argjentinë; për polakun Stanislau i Jezusit dhe Marisë, i cili në vitin 1600 themeloi një Kongregatë rregulltare; e së fundi dekretet për Maria Elisabetta Hesselbald-in, themeluese e motrave Brigjidine.
Më 17 dhjetorin e vitit të kaluar, siç njoftoi Stefania Falasca në të përditshmen italiane Avvenire, Papa pati miratuar njohjen e mrekullisë, që i atribuohet Nënë Terezës e pati vendosur për shpalljen e dekretit, që hapi udhën drejt shenjtërimit të saj më 4 Shtator 2016 .