sadije-hollajShkruan Dr. Sadije Hollaj

Nuk mundem dhe nuk dua ma  të ju mallkoj në heshtje Ju ”disa burra politikëbërës”  në Ulqin, që pa pardon po shkelni në emer të politikës  GRUAN  që u tregua e suksesëshme  në çdo lami të jetës po edhe në politikëbërje  dhe VENDIMMARRJE për të mirën e shoqërisë.

Dua të flasë me zë se ja kam borxh nënës, motrës dhe bijës time, por edhe të gjitha GRAVE tjera të nderuara. Ju  “disa burra politikëbëres” në Ulqin shumë po i frigoheni suksesit të GRUAS.  Ju po mundoheni në çdo mënyr t’ia “PERDREDHNI qafen” GRUAS  që po ju sfidon  duke qenë bashkëshorte, nënë dhe profesionaliste e suksesëshme në punën e vetë, por edhe udhëheqëse e shkëlqyer që ju kaloi edhe disa “expertëve të mëdhenj”.

GRUAJA dëshmoi se din të punojë, të bashkëpunoj, të vendos me maturi,  duke  u ngritur si FENIKS mbi gërmadhat që Ju lat mbrapa vetit.  Ju  „disa burra politikëbërës” të Ulqinit nuk po ndaleni  duke e shtypur me „çizmën” e politkës GRUAN ,  çdo herë që ajo dëshmon suksese me punën e saj për mirëqënjen shoqërore.

Po Ju „disa burra politikëbërës“ në Ulqin mundeni te ja ” përdredhni qafën “ me politikën e juaj mjerane, por nuk do të mundeni kurrë te ja humbëni dinjitetin, emrin e shenjtë nënë, bashkëshorte  dhe profesionaliste  e sukseshme.

Ju pyes Ju „disa burra politikëbërës“  në Ulqin si e shihni ju modelin e GRUAS në shoqërin tonë,  vetëm si dekor i bukur pran jush në sfilatat politike, si amvise që din të gatuj peshkun kapama , laknorin apo piten lakuriqe. Po,  ne dim dhe duam në emer të dashuris për famljen ti kryjm me suskses të gjitha këto punë , por ne dim ta punojmë me sukses edhe profesionin për të cilin u shkolluam, dim edhe të marrim vendime të rëndësishme për mirëqënien në shoqëri ku jetojmë, sikur ju të na “leshoni  rrugen” me respekt.

Nuk çuditem që„ Ju disa burra politikëbërës“ të Ulqinit, po  veproni në këtë mënyrë mjerane e të çoroditur ndaj GRUAS së suksesëshme në të gjitha sferat e jetës, sepse ju nuk dini ndryshe, nuk keni lexu, as ndëgju që një shoqëri mund të ketë mirëqënje, përparim dhe demokraci, vetëm  aty ku egziston dhe respektohet  BARAZIA GJINORE.
Ju „disa burra politikëberës“ në Ulqin hapeni rrugën që keni zënë me dhunë dhe inat, le të  ECIM  SE BASHKU ju dhe ne GRATË drejtë dituris, mirëkuptimit, dashuris  mes njerëzve, të punojmë së bashku  për interesat  madhore e jo  për interesat e inatet personale.

Jemi model për gjeneratat e reja, mos të dukemi të  VEGJEL para tyre.

By admini

3 thoughts on “Ju ”disa burra politikëbërës” në Ulqin”
  1. Ju “disa gra ” i jepni gruas epitetin “dhelpra dinake”, ju politikebersit per interesa personale qe nuk dalloheni prej burrave politikeberes, andaj mos u thirrni ne letren e barazise gjinore vetem atehere kur JUVE ju konvenon dhe ju kercenohet posti, pozita.

Comments are closed.