zef-hila-frroku-gjeka
Foto. L. Shkrela

Kryetari i Komunës së Ulqinit  Fatmir Gjeka  dhe bashkëpunëtorët e tij  pritën ne  takim  pune  Z. Zef Hila kryetar I Bashkisë Vau I Dejës dhe  Z. Fran Frroku, kryetar  I Lezhës.

Në  takim   u  prekën një sërë  temash  me interes  të  përbashkët , vecmas  hartimi I  Projekteve  që i shërben  forcimit  ndërkufitar,  trashëgimisë  natyrore dhe kulturore  si dhe  mbrojtjes sl  mjedisi dhe që finansohen  nga  fondet e Bashkimit Evropian. Përndryshe  Komuna  jonë  nëpërmes Zyrës  për   bashkëpunim  ndërkombëtar dhe  projekte  me  të   dy   komunat e lartëpërmendura  ka  pasur një   përvojë  të   frytshme në realizimin e projekteve. Njëherit  në takim  u bë  fjalë  edhe per shkëmbimin e përvojave  në  funksionimin e  pushteteve vendore.

Bashëbiseduesit   u pajtuan që   takime  të  këtij lloji  të   jenë  më  të shpeshta  me vleresimin që  ata I kontribuojnë  sforcimit të   marëdhënijeve  të dy vendeve Malit  të Zi dhe Shqipërisë .U la që sëshpejti  të   realizohet vizita e kthimit.

By admini