OT e Ulqinit në panairin e Berlinit 09-13.03.2016
Në panairin ndërkombëtar të Berlinit ITB 2016 që po mbahet prej 9 deri me 13 mars, Organizata Turistike e Ulqinit , është duke marrë pjesë në stendën e Organizatës Nacionale të MZ. Këtë panair e vizitojnë rreth 180.000 vizitues, prej të cilëve 113.000 janë profesional nga dega e turizmit, si dhe rreth 11.000 kompani dhe firma prej 180 vendeve, kështu që me plot bindje mund të themi që ky është njëri ndër panairet më të fortë në botë.
Në stendën e organizuar të ONT marrin pjesë edhe organizatat lokale si dhe shumë afaristë ku edhe është bashkuar oferta turistike e Malit të Zi në tërësi. Nga afaristet e Komunës së Ulqinit kemi Rivieren e Ulqinit dhe hotel LLolla, të cilët gjatë ditëve të panairit do të kenë kontakte dhe takime të ndryshme me agjensione dhe me klijentë të interesuar. Për Ulqin, Gjermania është treg shumë i rëndësishëm pasi që viteve të fundit kemi rritje të numrit të turisteve nga ky vend çka tregon faktin që ngadalë kanë filluar ti kthehen qytetit tonë. Gjermanet tradicionalisht janë adhurues të natyrës, Pyllit të pishave, Plazhit të madh dhe Adës.
Duhet të themi që Parqet Nacionale këtë vit për të parën herë po prezantojnë ofertën turistike, kështu që të gjithë vizituesit do të kenë mundesinë të marrin sa më shumë informata për pushimin aktiv, parqet nacionale apo zonat e mbrojtura e ndër to kemi edhe Kryporen e Ulqinit.
Në kuadër të panairit do të organizohet konferenca për gazetarë ku Organizata Nacionale Turistike e MZ dhe Ministria e turizmit do të prezantojnë mundësitë për investime dhe oferten me sloganin Bukuria e egër e Adriatikut, dhe diten e pare te panairit stenden e vizitoi edhe ambasadori i MZ ne Gjermani dr.Ranko Vujaciq
Gjatë vitit 2015, Komunën e Ulqinit e kanë vizituar 13.133 turistë nga Gjermania të cilët kanë realizuar 86.566 fjetje e që është gati tri herë më tepër në krahasim me vitin 2014.
Shërbimi i OT Ulqin