O Zot na ndihmo…!
Ulqini ka kohë që është shëndrruar në ” vendin e vakive”, këtu ndodh edhe ajo që nuk mund të ndodh!
Përveç shthuarjes në identitet dhe moral, shumë të këqija po stacionohen në Ulqin çdo ditë e më shumë.
Ditë më parë nga sektori jo qeveritar, konkretisht Horizonti i Ri u publikuan statistika të frikshme lidhur me lëndet narkotike në mesin tonë, pa mëdyshje një e keqe shumë serioze për të ardhmen e këtij vendi.
Por… personalisht mendoj që lulëzimi i biznesit të basteve po ashtu kërcënon seriozisht ardhmerinë e këtij vendi, e për çka dua të shkruaj.
Mirë se vini në Katërkollë apo Las Vegas!
Vendbanim ku afërsisht jetojnë rreth 700 banorë me një papunësi të theksueshme dhe ekonomi të rrënuar por njëherit vendi ku aktualisht veprojnë tre kazino, slot klube dhe gjashtë pika basti për parashikimet e ndeshjeve.
E pabesueshme por e vërtet!
E gjithë kjo ndodh para syve tonë, ska kundërshtim, ska ngritje zëri ska protestë derisa vështrohet qetë e qetë shthuarja!!!!
Frekuentuesit janë fëmijët tanë, duam apo sduam ne, disa si lojtarë e disa si vrojtarë, vështirë ti shpëtojnë infektimit nga basti në zonën e kontaminuar me bastore!
3 kazino, slot klube dhe 6 pika tjera basti vetëm në Katërkollë !!!!
Nuk dua të vazhdoj tutje lidhur me ligjshmërinë e tyre kanë apo jo dokumentacionin e duhur por pyes : -A janë këto investimet që i duhen Anës së Malit…?A kështu na u premtua zhvillimi i zonës nga “liderët”…? A janë këto vendet e punës për të rinjtë e këtij vendi???
Ndoshta për dikend ky realitet është normal por për ato që mendojnë që NUK DUHET të jetë kështu a na takon të mbrojmë të nesërmen?
Përse të mos kërkojmë largimin e këtij biznesi ogurzi nga oborri jonë qoft me peticion, protestë apo thjesht me një lutje të sinqert që të zduken.
Atyre që ju nevojiten i gjejnë në qytete, ka plot, shumë më shumë se shkolla, aty ku quhen pjesë e ofertës turistike por në Anë të Malit mendoj së kjo ofertë nuk na duhet!!!
Me shpresën e ndryshimit nga e mira e këtij realiteti lus perëndinë të na udhëzojë!
Ndihmona Zot ….!!!
Një artikull që më befasoj shumë. Nuk dyshoj në besueshmërinë e tekstit por edhe sikur të të ishte 30 % e këtij teksti do të ishte alarmante dhe tejet e rrezikshme për të sotmen dhe t’ardhmen e këtij vendi.