filmi-shok-nju-jorkFilmi “SHOK” u shfaq në Nju Jork, Tetë Vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Beqir SINA New York City

Premiera e filmit “Shok”,  një prezantim magjik në Nju Jork, i Filmit të metrazhit të shkurtër, nominuar për Oskar, i bazuar në ngjarjet të vërteta(true story) të prag Luftës së Kosovës gjatë vitit 1998

Me këtë rast, u dha edhe një pritje – koktejl për të kremtuar Tetë Vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, koncert me muzikë klasike

NEW YORK CITY : Ambasada e Republikës së Kosovës,  në Uashington DC dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në qytetin e Nju Jork-ut, më 17 Shkurt – Ditën e Pavarësisë së Kosovës – përzemërsisht, ftoi për të kremtuar bashkëkombasit, e saj në SHBA.

Me këtë rast për të shënuar dhe festuar  së bashku – Nëntorin e dytë shqiptarë 17 Shkurtin – 8 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ajo ftoi rreth 400 të ftuar, për të ndjekur së bashku filmin Shok.

Me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës, u organizua në Nju Jork, një shfaqje filmi në mënyrë të jashtzakonëshme, nga shikuesit, të cilët u ngritën në këmbë me lotë dhe duartrokitën me ovacione, ekipin realizues të filmit “Shok”. I cili është,  një film i metrazhit të shkurtër, film që ka nisur rrugën për të mbritur më 28 shkurt në Los Angelos, mbasi ai është i nominuar për Oskar dhe është filmi i bazuar në ngjarjet të verteta(true story) të ndodhura në prag Luftës së Kosovës, gjatë vitit 1998.

filmi-shok-nju-jork

Në statusin e saj në rrjetin shoqëror Facebook,  Ambasadorja e Kosovës në Uashington, shkruante për këtë mbrëmje festive në qytetin e Nju Jorkut, se ajo ishte “një mbrëmje e jashtëzakonshme, mbrëmje në qytetin e Nju Jorkut, në 8 vjetorin e pavarsisë së Kosovës, me të cilën ne shënuam me shfaqjen e filmit Shok, në kinemanë MoMA” shprehet Çitaku.

Me këtë rast natyrisht, nga të pranishmit kan edhe fjalë miradie, dhe, ato u takojnë si një falenderim tërë ekipit të ambasadës së Kosovës në Washington dhe pa tjetër asaj si mikëpritëse e kësaj veprimtarie, Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York City, me diplomatët e saj Ylber Kryeziu, Fatmir Zajmi dhe Albana Bylykbashin, për këtë organizim të shkëlqyer.

Por, mbi të gjitha, simbas ambasadores Çitaku, faleminderimet me këtë rast, i drejtohen mbi të gjithë ekipit të filmit SHOK, që Kosovës, në këtë mbrëmje festive i bënë dhuratën më të bukur për ditëlindje – Pavarësinë e saj, duke na bërë krenar në këtë ditë të shënuar, thotë ajo.

Në këtë veprimtari festive me rastin e pavarësisë së Kosovës, përpos veprimtarëve dhe përfaqesuesëve të komunitetit, të pranishëm ishin edhe diplomatët nga kori diplomatik pranë OKB-së, disa zyrtar Amerikan dhe miq te Kosovës, si dhe tërë ekipi i filmit SHOK.

Mbrëmja e magjishme, në metropolin e amerikan Nju Jork, u ndoq edhe nga disa figura të spikatuara të diplomacisë, shqiptare, afaristë dhe biznesmen, përfaqësues shqiptaro amerikan të artit e kulturës, sportit, veprimtarë të njohur të komunitetit, studentë.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe Kongresisti demokrat e Nju Jorkut, Eliot Engel, disa ambasadorë, të huaj : ish Përfaqësuesi amerikan në Treshen ndërkombëtare për bisedimet për Kosovën, Ambasadori Frank G.Wisner, Jr, Ambasadori i Britanisë së Madhe, në Kombet e Bashkuara, Matthew Rycrofte, Ambasadori Gjerman, Ambasadori Finlandez (ish këshilltar i lartë i Ahtihssarit) me të shoqen, Ambasadori i Malit të Zi dhe zv.i tij, zv.Ambassdori Turqisë me 4 diplomat të tjerë, Ambasadori i Brunei , Ambasadori i Bahamas me gruan e tij, si dhe shumë diplomat të rengjeve më të ulëta
dhe zyrëtar nga OKB-ja, gjithashtu.

Gjithashtu, mori pjesë Asamblesti i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, Miss New Yorku 2016, Serena Buçaj, këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Xeni – Shkelzen Jetishi, këngëtar dhe muzikan të dalluar të komunitetiti,  përfaqësuesit e shtypit , gazetarët të komunitetit shqiptarë, nga Illyria, Dielli, Bota sot, TV21, Televizioni Albanian Culture, dhe gazetari i CNN në OKB , Richard Roth, edhe disa gazetarē të tjer njujrokez.

Kjo shfaqje u mbajtë me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës – ditën e mërkurë, më datë 17 -Shkurt, 2016,  në njërën prej kinemave më prestigjoze njujorkeze – Muzeu i Artit Modern – MoMA.

“Kur, e mendon nga një film apo si disa si për të thirrur atë – FILM – nuk ka koncept të vetëm dhe ndërkulturor universal – në përcaktimin e tyre se çfarë është FILM apo mund të jetë, i tillë, të paktën siç është në këtë rast edhe filmi SHOK”, tha, moderatorja e kësaj veprimtarie të veçantë, znj. Etrita Ibroci, e cila është një Senior VP- në kompaninë Kepler Cheuvreux – Capital Markets Financial Advisor in New York.

Ajo tha se filmi mund të ndryshojë botën për shkak se ajo mund të gjejë mënyrën sesi njerëzit mund të bashkohen, të jenë të fuqizuar dhe për të ndryshuar njerëzit.

Duke folur për filmat, dhe fuqinë e tyre të magjishme, duke marrë shkas edhe nga filimi shqiptaro britanik SHOK, moderatorja tha se :”Filmi, mund të përfshijë tregimet, e ngjarjeve të ndodhura, një shprehje të mendimit, luftën, ndjenjën, bindjen, pasionin, dhe progresin. Ai mund të jetë multikulturor, në shumë aspekte, globale, dhe unike dhe thjesht magjike” u shpreh Ibroci.

Në këtë mënyrë , simbas saj filmi shqiptaro britanik, Shok, vjen nga Kosova – një vend i vogël me një domethënie të madhe, një vend që 15 vjet më parë realizoi një ëndërr të guximshme, dhe luftoi për të ëndërr të madhe, duke bërë edhe gjëra të mëdha të ndodhën, siç ishte 8 vjetë më parë, më 17 Shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës, nga përfaqësuesit ligjitim të saj, do të shpallte edhe pavarësinë e saj.

Nëse filmi SHOK, fiton një statujë të lakmuar Oscar apo jo !- kjo nuk ka rëndësi! u shpreh Ibroci, ndërsa shtoi se “Ajo, që ka rëndësi, është se me këtë Film bota po shikon dhe dëgjonë të flitet gjuha shqipe, të flitet dhe panë realitetin – të gjakderdhjes(masakrës serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës – ku skenat e filmit tregojnë se nuk janë kursyer nga baraarizma edhe fëmijët e vegjël).Filimi tregonë se shqiptarët e Kosovës janë ballafaquar me të. Filimi, tregon se bota e pa Kosovën si një vend, që gjërat mund të lëvizin përpara me gjeneratat e reja dhe ide të reja, tha ajo.

Moderatorja e kësaj veprimtarie të veçantë, znj. Etrita Ibroci, së fundi, konkludoi se kjo është ajo që unë mund të vazhdojë, për të thënë se gjatë dekadës së fundit ne – të gjithë shqiptarët – kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi pjesë e një epoke të iluminizmit. “Këtë herë emocionuese, u shreh ajo, vazhdon të paraqesë shqiptarët kudo me një mundësi unike, për të luajtur një rol katalizues në ristrukturimin e paradigmës sociale nëpërmjet edukimit të tyre, fuqia e mendimit, iniciativave emocionuese dhe përpjekjeve artistike, si ajo që filmi Shok, po kryen, duke na prezantuar në Los Angelos më 28 Shkurt, në ndarjen e çmimeve Oscar.

Në këtë konstatim pothuajse ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington Ekselenca e Saj, Vlora Çitaku.

Pak, ka rëndësi çka ndodhë më 28 Shkurt në Los Angelos! SHOK, tashmë e ka kryer misionin e tij, mendon ajo.

Në fjalën e saj përshëndetëse Ambasadorja e Kosovës në Washington,Vlora Çitaku, uroj të pranishmit për fillimisht për Tetë Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke i dhënë një mirënjohje të veçantë e vlerësuar me këtë rast edhe ndihmën e madhe që komuniteti shqiptaro-amerikan, kan dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Falenderoj me shumë respekt dhe mirenjohje të thellë SHBA-të dhe popullin Amerikan për atë çka kan bërë për çështjen shqiptare, për ndihmën dhe përkrahjen e tyre, pa të cilën ndihmë ne kurr nuk do të arrinim ku jemi sot” pohojë gjatë fjalës së saj Ambasadorja e Republikës së Kosovës, në SHBA, Vlora Çitaku.

“Filmi, na ka bërë të ndjehemi krenarë si asnjëherë më parë. Na e ka rikujtuar edhe një herë çmimin e lartë që e kemi paguar për lirinë tonë. Na ka ringjallur shpresën se ka gjëra të bukura dhe të fuqishme që mund të bëhen edhe në një vend të vogel e me shumë probleme si Kosova. Dhe, na e ka dëshmuar të gjithëve që asnjë ëndërr nuk është tepër e madhe, nëse i përkushtohemi dhe punojmë me zemër e pa hile”, shkruan në statusin e saj pas shfaqjes së filmit Shok, ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku.

Filmi Shok, nga ana e tij trajton një nga ngjarjet e vitit 1998. Atë kur Kosova ishte e rrethuar nga një regjim i egër policoro – ushtarak, që përdori në atë kohë regjimi  serb i cili ushtronte dhune dhe krime të paparë ndaj popullatës shqiptare,e paarmatosur dhe e pambrojtur. Ai u pritë shumë mirë, aqsa në fund e gjithë salla u ngritë në këmbë, ku nuk munguan lotët por edhe duartrokitjet, pa pushim dhe me shumë ovacione, ndaj ekipit realizues të filmit Shok.

Pas rënjes së perdes së filmit, ekipi i filmit Shok u ngjitë në skenë dhe moderatorja Etrita Ibroqi – moderojë një panel bashkebisedimi i ndërtuar me pyetje dhe pergjigje, mes publikut dhe ekipit të filmit Shok.

Ndërkohë, për të  festuar këtë ditë të shënuar dhe përshëndetur shfaqjen e premierës së filmit “Shok”, në Nju Jork, Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington DC dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, në qytetin e Nju Jork-ut, në mbrëmjen e kësaj nate dha edhe një pritje kortezie me veprimtarët, dhe lider të komunitetit, si dhe disa diplomatët e huaj, dhe miqt tanë Amerikan.

Me këtë rast, për nder të kësaj dite – profermojë me këngë të njohura shqiptare një grup muzikantësh të talentuar shqiptarë, të muzikës klasike –  Ergin Oda – Vocal – Lule Ballata – Flute, Baden Goyo – Piano, Taulant Mehmeti – Guitar, Jill McKenna – Contrabas dhe këngëtari popullor Gëzim Nika, në lokalin “Empire Steak House”, në New York City.

Shfaqja më 17 Shkurt, në qytetin e  New Yorkut, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, u bë për të promovuar dhe marrë vlerësime, 11 ditë para ceremonisë së ndarjeve të çmimeve që mbahet më 28 shkurt në Los Angeles, ku filmi nga Kosova, thuhet se është një ndër pretendet serioz për fitimin e çmimit Oskar për filmat me metrazh të shkurtër.

Filmi “Shok” është nominuar për çmimin Oscars

Kjo është hera e parë në histori që Kosova hyn në “Academy of Motion Pictures Arts and Science”.

Ky projekt filmik me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë ndërsa xhirimet janë realizuar në muajin nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës.

Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.

Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott

By admini