Nazif-cungu-konference-per-mediaKryetari i Forcës Nazif Cungu ka mbajtur të hënë konferencë për shtyp në të cilën është marrë me rastin e Shasit.

Fjalën e plotë të Cungut e keni më poshtë dhe vendim per hedhjen poshtë të akuzave janë më poshtë.

Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave,

Arsyeja kryesore e organizimit të kësaj konference për media është  për t’iu përgjigjur sulmeve të subjekteve të caktuara politike, individëve dhe mediave të afërta me ata të cilët i kanë dhënë vetes të drejtën për të marrë përsipër funksionin e organeve kompetente shtenore dhe të cilët po tentojnë paraprakisht të më shpallin fajtor për gjoja keqpërdorim të detyrës , gjatë kohës kur isha kryetar i Komunës së Ulqinit.

Edhe pse personalisht nuk kam pasur ndonjë dyshim në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të mia,, për të eliminuar spekullimet e shumta që vijnë nga individë  dhe media të ndryshme,, shpesh me qëllime dashakeqe, si dhe detyrimet që kam në radhë të parë si një njeri serioz familjar, si një afarist, ndaj të gjithë punonjësve te mij dhe klientëve, dhe në fund si një figurë publike edhe ndaj votuesve, simpatizuesëve dhe të gjithë qytetarëve, i kam dërguar kërkesë Prokurorisë së shtetit për të me njoftuar zyrtarisht per vajtjen e procedurave që janë iniciuar kundër meje.

Përgjigja ishte e shpejtë dhe për këtë I falenderoj publikisht.

Gjëja më e rëndësishme është se këto përgjigje konfirmuan atë që unë tashmë e dija, dhe se është fakt se asnjë nga veprimet e mia nuk i kanë shkaktuar dëm komunës së Ulqinit, dhe se postin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit nuk e kam keqpërdorur për ti siguruar dobi të paligjshme  vetes ose ndonjë personi tjetër.

Për të sqaruar më saktë qytetareve  është fjala për  të ashtuquajturin rastin e Shasit.

Në këtë rast, Prokurori shtetror,akuzat ndaj meje i ka  hedhur poshtë me konstatim : se nuk ka asnji element dyshimi se Nazif Cungu ka kryer veper penale  për të cilën ashtë ndjekur sipas detyrës zyrtare.

Unë e di se kundërshtarët  politik si dhe përfaqësues të mediave të caktuara, sidomos medijt elektronik, qëllimi i vetëm i të cilëve ishte që përmes këtyre artikujve të rrejshëm dhe të paverifikuar të dëmtojnë mua si politikan dhe subjektin politik që kryesoj, pas kësaj nuk do të flenë rehat.

Por falja  është pjesë e natyrës njerzore, prandaj haptas ju them të rrijn të qetë, sepse ju kam  falur, dhe nuk do të marr kundër tyre masa për dëmet e shkaktuara dhe të cilat mi lejon ligji. Por sigurisht nuk do të harroj. Gjithashtu as qytetaret nuk do te harrojn aktivitetet e tyre si diletante mediatik qe u perpoqen te i mashtroin.

U bëj lutje  të gjithë përfaqësuesve të mediave që ti japin hapsirë dhe informojnë me korrektësi qytetarët lidhur me këtë çështje, cka edhe është qëllimi i kësaj konference.
Faleminderit,

Nazif Cungu                                    
Ulqin, me15.02.16

Vendimi – KLIKO KETU

By admini