
Ulqini po devastohet në plotësi. Nuk po mbet pjesë e qytetit pa u betonuar. Betoni po na zë frymën. Krim ndaj vetvetes. ”Të Mirat detare duhet të administrojnë jo vetëm bregdetin, por krejt Ulqinin!!!”.
Të gjitha këto mund të ishin titujt që mund të përdornim për të përshkruar atë që po ndodh në qytetin e ”pa Zot të shtëpisë”, në Ulqin. Fundviti 2015 dhe fillimi i vitit 2016 mund të cilësohet si një ”kohë e artë” për ndrëtime në këtë qytet. Nuk ka pjesë të qytetit që nuk mund të veresh fluks të jashëtzakonshme të ndërtimeve. Normalisht që askush nuk ka kundër që të ndërtohet, por që të ndërtohet pa ndonje plan e kriter, që të betonosh çdo gjë e në çdo cep, aq më shumë në shumicën e rasteve edhe pa leje, athere një gjë mund të konludosh: e keqja e vetes jemi vet ne.
Nëse kemi 1001 arsye që të kritikojmë NP ”Të mirat detare”, duhet të kemi një arsy edhe që ta falenderojmë dhe të mësojmë nga ta. Së paku një pjesë të qytetit na kanë ruajtur… Jo për meritë të tonën.
Në rregull është ba me ndërtu Ulqinakt par jan tan të Ardhun prej maleve e ska kush cmi ba.
Mjer Ulqini në duart të kuj ka met…