Bregdeti lindor i SHBA-ve, i gjithë përfshihet nga moti i ligë – me temperaturat e ulta
Beqir SINA – New York
Shqiptarët, qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, ndërsa postojnë në rrjetet sociale fotografi nga jashtë shtëpive të mbuluar nga dëbora e madhe, që ka arritur deri në gjysmë metri.( fotot janë marrë nga rrjetet sociale)
NEW YORK CITY : Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe përkatësisht bregdeti lindor i saj janë ende të pushtuara nga stuhia e fortë që ka goditur vendinprej nda mëngjesi i ditës së shtunë.
Deri më tani stuhia e fortë që ka goditur pjesën veri lindore, dhe juglindore të SHBA, ka shkaktuar mbi 10 viktima.
Temperaturat pritet të arrijnë deri në -20 gradë celcius në verilindje dhe vende të tjera të vendit, ndërkohë erërat e acarta do t’i ulin edhe më tej temperaturat, në gjithë bregdetin lindor të SHBA.
Deri ditën e mërkurë, thuajse gjysma e SHBA do të ketë temperatura nën 0 gradë celcius.
Stuhia e dëborës qe ka mbërthyer te paktën 20 shtete ne brigjet lindore ne SHBA, ka shkaktuar 10 viktima. 6 nga viktimat kane gjetur vdekjen ne Karolinën e Veriut si pasoje e aksidenteve rrugore te shkaktuara nga akulli, ndërsa te tjerët ne Tenesi dhe Kentaki.
Autoritetet thanë se rreth 1 mije aksidente rrugore kane ndodhur vetëm ne Virginia. Në Karolinën e Veriut 100 mijë shtëpi thuhet se kanë mbetur pa energji.
Kurse, përveç paralizimit të transportit rrugor e hekurudhor, stuhia ka sjellë probleme edhe në transportin ajror, ku thuhet se rreth 7 mijë fluturime të anuluara në disa shtete.
Deri tani gjendjen e emergjencës e kanë shpallur 10 shtete amerikane, se bashku me kryeqytetin Washington D.C i cili është përfshirë nga një dimër i paparë. Ai është mbuluar nga bora, qe arrin trashësinë 22 cm
Sipas parashikimeve, trashësia e borës në disa qytete do të arrijë në 76 cm në orët në vijim.
Kjo situate ka sjellë edhe pezullimin e transportit publik në disa nga qytetet kryesore përgjatë gjithë fundjavës.
Autoritetet kane paralajmëruar 85 milionë njerëz për rrezikun nga stuhia dhe që të shmangin udhëtimet.
Pritet që shpejtësia e erës të arrije deri në 80 km orë përpara se stuhia të dobësohet. Një pjesë e supermarketeve amerikane, kanë mungesa të produkteve për shkak të fluksit të lartë tē blerësve.
Një ndër qytetet më të prekura nga stuhia është edhe New Yorku
Kryetari i Bashkisë së qytetit të New Yorkut, Bill de Blasio lëshoi për shtypin njujorkez, sot një deklerat ku bëhet fjalë për të ndalur udhëtimet ditën e shtunë, duke u bërë thirrje njujorkezëve për të qëndruar në shtëpi – për shkak të stuhisë së fort që ka mbuluar qytetin me më shumë se një këmbë dëborë në pjesët e qytetit.
Ndalimi i udhëtimit hyri në fuqi sot pasdite në orën 2:30 pm dhe është në fuqi thanë autoritetet deri në mesnatë, çka do të thotë se vetëm do të lejhohen të lëvizin automjetet zyrtare me raste emergjente dhe automjetet e autorizuara për të pastruar rrugët – për pjesën tjetër të ditës.
Shërbimi hekurudhor i linjave të metrosë, dhe atyre të jashtme u pezulluan deri në orën 4 pm, vetëm linjat e nëndheshme të metrosë në Manhattan u tha se do të vazhdojnë për linja të kufizuara në oraret normale e tyre të fundjavës.
Dy linjat më të rëndësishme të transportit të udhëtarve me trenat e linjave të jashtëme The Long Island Rail Road dhe Metro-North – gjithashtu, do të mbesin mbyllur deri në orën 4 am të ditës së neserme
Zyrtarët e shërbimit të autobusve për linjat brenda qytetit dhe jashtë New Yorkut, njoftuan në një konferencë për shtyp se prej mëngjesit që të gjithë shërbimi lokal dhe Express me autobus të qytetit pezullohet deri në mesnatë.
Terminali Autoriteti Portual mbyllet deri në orën 4 pasdite, dhe biletarit dhe informacioni i autobusëve të Autoritetit Portual janë pezulluar dhe nuk shërbejnë deri në orën 3:30 pm.
Qyteti është nën i gjithë në një state emergence – dimrore deri në mesnatë, shpallur nga autoritetet shtetrore.
Policia paralajmërojë se do të tërheq nga rrugët çdo automjet civile në lëvizje – madje edhe njerëzit që thyejnë urdhërin e bashkisë për ndalimin e udhëtimit, t’i arrestojë.
Kryetari i bashkisë, zoti DiBlasio, tha se është e domosdoshme për njerëzit që të qëndrojnë larg rrugëve kështu që punëtorët e pastrimit dhe 500 automjetet e qytetit me thika dhe hedhse kripe mund të pastrojnë rrugët, që të jenë në gadishmëri vetem për emergjenca.
Policia thotë se ka pasur më shumë se 200 aksidente sot jashtë qytetit, dhe se ata kanë tërhequr – me towed rreth 300 makina.
Kryetari i Bashkisë thotë se kjo stuhi ka të ngjarë të jetë si një nga më të mëdhatë në historinë e qytetit.
Vendkalimet, e urave kryesore në qytet janë të mbyllur, në urën Robert F. Kennedy, Henry Hudson, Cross Bay dhe urave Marine Parkway. Kurse, niveli dytë i urës Verrazano Narrows është i mbyllur për të gjtiha automjetet .
Qytetarëve vazhdimisht u dërgohet në celular apo telefon një sinjal “Alert” duke u u bërë thirrje për të kontrolluar statusin e shërbimeve të MTA në internet, Facebook dhe Tweeter për të qëndruar me të gjitha informacionet, update që lidhen me stuhinë dhe ndryshimin e kushteve.
Që nga ora 4 pasdite, dy aeroporete kryesore ndërkombëtare Laguardia dhe JFK qendrojnë të mbylluara, qindra fulturime u pezulluan mbasi dendësia e dëborës arriti në trashësinë 20,4 inç, ndërsa nëqendër të qytetit Central Park kishte 19.3 inç dëborë.
E kan shumë vështirë këta shqiptarë e shumë po na brengos gjendja e rënd e tyre . ?!
Jo jo zoti Beqir Sina. Shqiptaret kurr nuk mbydhen ne shtepije. Edhe keto dite ishim ne front. Ashtu si ma ka mesua Enveri.E oati “pushtua” te tere boten. Pi ashtu sikurese shteti islamik sot. Ne shqiptaret, ne nje mentr api tjeter, gjithmone ne akcion.