aquapark-ilustrimKompania turke “Polin”, akoma shpreh interesin për ndërtimin e akva parkut në Ulqin, dhe ka shumë mundësi që për këtë t’i jepet lokaliteti i ri në Shtoj për qiramarrje afatgjate.
„Investitori vazhdon të ketë dëshirë të ndërtojnë akva parkun kështu kemi që vendosur të gjejmë parcelë tjetër. Ai është dakord, toka ka sipërfaqe të njëjtë, para disa ditësh morëm përgjigjen nga komisioni kompetent që kjo tokë është e lirë dhe që mund ta ndryshojmë atë. Presim që deri në fund të muajit të kemi informata konkrete nga Ministria e financave dhe organet tjera shtetërore“, kështu tha tha për Antena M kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Reagimet në lidhje më këtë investim të qytetareve janë nga më të ndryshmet por që mbizotron teza që çdo investim është i mirë se ardhur. Poashtu, pothuajse të gjithë opinionet janë të edhe mendimi që Ulqini ka nevojë edhe më shumë për investime që do të ishin të prekshme për banoret e tij.

Në lidhje me këtë aktivisti në diasporë dhe ish deputeti Xheladin Zeneli shtron disa pyetje në lidhje  me këtë temë
”- Sa është i qëlluar ky lloj projekti apo investimi ?
– Sa është i arsyeshëm një investim kaq i madh duke pasur parasysh karakterin veror dhe sesonal të këtij investimi çka nënkupton edhe natyrën e përkohshme e atyre që do të punësohen në këtë Park?
– A do të jetë në gjendje infrastuktura e Ulqinit, konkretisht rruga apo autostrada e Plazhit të Madh (apo e Shtojit) , të përballojë fluksin e komunikacionit ( trafikut) të automjeteve që do të vizitojnë këtë Park, rrugë kjo e cila vëçse është e rënduar dhe e tej ngarguar nga trafiku veror ?”, pyet Zeneli.

Ai mendon se ndonjë projekt tjetër i natyrës prodhuese i cili do të kishte efekt shumë pozitiv në ekonominë e këtij vendbanimi.

Nga ana tjetër, mjekja dhe aktivistja e sektorit joqeveritar Zylfije Gjoni Duraku mendon se ”projekti ne fjale eshte i mireseardhur per banoret e Ulqin qe sadopak ti ngjaj një qyteti bregdetar ku turistet te kenë ku të argetohen.”
”Ulqinit i mungojne shume gjëra  si qytet për fat te keq si rezultat i mos interesimit dhe mos investimit te qeverisë ne Ulqin por edhe paaftesisë dhe interesave personale te udheheqësve te Komunes tone qe kurr nuk e vune interesin e pergjitheshem para atyre personale”, shton Gjoni Duraku.

”Një investim i tillë eshtë i mirëpritur në qytetin tonë… Ndoshta ka shume projekte te tjera qe jane me primare se aqua park megjithate nuk duhet te flasim për ato tani nese duam ti hapim rruge nisjes se punimeve sa më shpejt…” kështu mendon qytetari Besnik Astafa.

Edhe pjesa më e madhe e komenteve të qytetareve tjerë janë pothuajse në të njëjtën linjë duke potencuar gjithnjë se qytetit i mungojnë shumë gjëra të rëndësishme.

By admini

2 thoughts on “Akva Parku!? – Ja opinionet e qytetareve për këtë investim”
  1. Aqua parku edhe nëse ndërtohet do të dëshmojë vehtën shumë shpejt si investim me shumë kokëçarje.

  2. Ma mirë asht që politkanët dhe udhëheqsit (liderët) tonë të luftojn që madhi apo tokat të ju kthehen zotit të tyne dhe atëher ata të vendosin se çka të bajn me madhin e vet. Të jet privat. Shteti apo komuna kurrë skan sukses në busines. Kjo u vertetue me shekuj. “Dora jote e kruen shpinen ma mirë se dora e huej”. Medet, kur doni me mësue?

Comments are closed.