“Bukuria e Tmerrshme e Operacionit Kirurgjikal në Tru” është një përshkrim i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë së Doktor Petrelës, bashkëpunimit me mjekun me famë botërore Henry Marsh dhe kontrastit të madh që ekziston midis paisjeve moderne “state of the art” që Doktor Petrela ka sjellë në Tiranë me mjedisin mjeksor që e rrethon pavionin e tij
NEW YORK CITY : Mbas shkrimit të gazetës shqiptaro amerikane Illyria në Nju Jork, me titull ““Neurokirurgu shqiptaro-amerikan tregon se si shoqëroi Nënë Terezën gjatë vizitës së parë në Shqipëri” me autor Ruben Avxhiun, referuar kanalit televizivë 7 – ABC -News, në SHBA, është gazeta më prestigjoze në botë The New York Times, që na sjell nëpërmjet një reportazhi një emër të madh të mjekësisë shqiptare, Dr. Petrelën dhe ekipin e tij në Tiranë me shkrimin me titull “Bukuria e Tmerrshme e Operacionit Kirurgjikal në Tru”
Avxhiu në Illyria, nëpërmjet një shkrimi interesant tregonte se një neuro-kirurg shqiptar, me banim në SHBA, kishte treguar për median amerikane kujtimet e tij nga njohja me Nënë Terezën, murgeshën që do të shpallet këtë vit shenjtore nga Kisha Katolike.
“Dr. Mateo Ziu, shkruan ai pati rastin ta shoqëonte murgeshën e famshme shqiptare gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri. Ai thotë se ajo ka meritën që e ktheu nga besimi te Zoti, ndonëse ishte rritur në një vend ateist.Dr. Ziu thotë se e shoqëroi Nënë Terezën nëpër Shqipëri, në një kohë kur mungonin kishat dhe xhamiat dhe se ajo kontribuoi në rikthimin e fesë në atdhe”.
Kurse, më datën 30 dhjetor 2015, ka qenë krye-gazeta e botës “The New York Times” e cila ka botuar një shkrim në të cilin i jep një vend të rëndësishëm ekipit mjeksor të Dr Mentor Petrelës, në Tiranë dhe vë në pah para opinionit amerikan dhe atij botëror aftësit e mjekve shqiptarë si doktori i njohur Dr. Petrela dhe ekipit të tij.
Shkrimi me titull “Bukuria e Tmerrshme e Operacionit Kirurgjikal në Tru”
është një përshkrim i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë së Doktor Petrelës, bashkëpunimit me mjekun me famë botërore Henry Marsh dhe kontrastit të madh që ekziston midis paisjeve moderne “state of the art” që Doktor Petrela ka sjellë në Tiranë me mjedisin mjeksor që e rrethon pavionin e tij.
Shkrimi i tejkalon përmasat e një përshkrimi të thjeshtë për mjeksinë dhe na fut në një botë shqiptare tejet interesante.
Për shkak të pamjeve të tmerrshme të operacionit shkrimin në tekst të thjeshtë, të interesuarit mund ta gjejnë në google nën titullin: “The Terrible Beauty of Brain Surgery”