Ish kuzhinjeri i njohur ulqinak Muho Pulti ka qenë shef i kuzhinës së hiç më pak se ish mbretit Faruk të Egjiptit në jahtin e tij ”Nimet Allah”. Në kuadër të një video të vitit 1970 në një reportazh për Ulqinin, në një insert të saj ish kuzhinjeri i njohur ulqinak Muho Pulti tregon edhe për eksperiencen e tij të rrallë.
Ai në këtë intervistë tregon edhe specialitet që i përgadiste dhe që i preferonte mbreti i Egjiptit. Pa dyshim që specialitetet kishin të bëjnë me atë që ulqinakët janë edhe të njohur, përgaditja e peshkut.
Në këtë kronikë të shumë e shumë viteve më parë, viti 1970, kuzhinjeri ulqinak Muho Pulti u intervistua nga një televizion nga Serbia.
Për shkak të kohës dhe ngjarjes, kjo pjesë e dokumtentarit që flet për Muho Pultin ja vlen të shikohet.
Nuk dihet nëse kuzhinjeri i njohur ulqinak i asaj kohe jeton akoma.
https://www.youtube.com/watch?v=x4uhxRJ_GOw
Ulqini.online ka hasur në një video të vitit 1970 një reportazh për Ulqinin, në një insert të të cilës
http://dritarja.net/ulqinaku-kuzhinier-i-mbretit-faruk-te-egjiptit/