prafndeshja-kosove-shqiperi-skuqet-prishtinaBeqir SINA – New York City

Rruga drejt historisë, kurrë nuk është e lehtë. Ndiqni “Beteja në Ballkan” një dokumentar shqiptaro amerikan të realizuar në rrugtimin e tyre historik të ekipit mbarë-kombëtar shqiptar të futbollit në udhëtimin për në Kupën e Euro 2016, në Francë

BIG APPLE NYC : Promovimi i këtij dokumentari u shoqërua me një darkë më 12 dhjetor 2015 në lokalin Empire Steak House në NYC, dhe pas saj me një mbrëmje të madhe – kur ekipi i filmit së bashku me fotbollistin e kombëtares shqiptare, u bashkuan me qindra të rinjë e të reja nga organizata Rrënjë Shqiptare, me president Marko Kepin, për të parë dokumentarin Beteja në Ballkan dhe ndarë gëzimin e tyre, me futbollistin kuqezi Herolind Shala – mesfushor i ekipit kombëtar shqiptar, i cili dha autografe me bluzën e tij numër 10 dhe u fotografua me të pranishmit.

Kreshnik Jonuzi producenti dhe regjizori i filmit dokumentar “Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan, i cili së bashku me Zana Kabën moderojë këtë promovim, tha se :” Ky është një film që kronikat e saj i ka përmbledhur me kombëtaren shqiptare dhe udhëtimin e tyre të parë ndonjëherë në historinë kualifikimit në një turne kaq të madh ndërkombëtar”.

Pjesa e fundit e enigmës, së filmit dokumentar “Battle in the Balkans” është sjellë nga Drejtori, i këtij filmi dokumentar Charlie Askew, i cili është gjashtë herë fitues i çmimit Emmy, dhe ka krijuar dokumentarë sportive për gjigandët televizivë amerikan si HBO, NFL Films dhe ESPN.

Charlie, foli për eksperiencën e bukur që ka marrë me vete pas realizmit të këtij dokumentari, që ai i ka sjell nga Shqipëria e bukur dhe shqiptarët, bujar dhe të dashur, si tha ia duke shtuar “muzika, rakia dhe mënyra se si festonin shqiptarët,” më ka suprizuar, kurse, tani kam bërë shumë miq në Shqipëri”.

Dokumentari, kap disa nga momentet me interesante të kuqezinjëve në këtë sfidë historike, ku kuqezinjët e Shqipërisë, “shkelën” në grupin tyre Serbinë, dhe nxorrën jashtë gare Danimarkën e madhe të futbollit europian.

Në rrugën për në Parisë, flasin kapiteni i ekipit Lorik Cana, heronjët e ekipin të tij, dhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, gazetarë sportivë, tifozët shqiptar, nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshëves, Mali i Zi e Maqedonia, Diaspora e Çamëria, dhe ata që kishin udhëtuar nga Amerika( anëtar të klubit Korabi në New York) e tjerë, të cilët ndoqën ekipin tonë kombëtar nga Lisbona, Kopenhagen , Tiranë, e deri në Erevanin e largtë, në rrugën e tyre për në Euro 2016.

“Ndiqni historinë e ekipit kombëtar shqiptar të pasur, me krenarinë kombëtare, dhe tensionet historike, si ata arritën kualifikimin në rrugën për në Kupën Evropiane në vitin 2016”, tha Producenti Ekzekutiv Kreshnik Jonuzi, një shqiptar i Amerikës, ky, i lindur këtu ku prindërit e tij, të cilët emeigruan dekada më parë nga Gostivari në SHBA.

Pas ndeshjes katastrofike në Beograd më 14 tetor, 2014, Kreshnik Jonuzi, tha për gazetën tonë dhe një intervistë eskluzive për Televizionin Kultura Shqiptare, se ai pa një mundësi për të treguar një histori thellësisht të përkushtuar dhe emocionale të ekipit shqiptar të futbollit kombëtar.

Ai ndau idenë me producentët ekzekutiv Luftar Von Rama, Zana Kaba dhe mori në konsideratë menjëherë në formësimin e vizionit e filmit.

Luftari, Kreshniku dhe Zana për të filluar realizmin e këtij projekti, e nisën punën e tyre në buxhetimin, marketing dhe promovimin e filmit.

“Ne kemi një ekip të mahnitshme, që kanë ardhur duke u bërë së bashku për shkak të përkatësive tona të ngjashme, por më e rëndësishmja, për shkak të pasionit tonë të fuqishëm për të bërë një film sa më bindës” tha Jonuzi për gazetën tonë.

Kreshniku, Luftari dhe Charlie, udhëtuan për në Shqipëri dhe qëndruan shumë afër ekipit për çdo ditë para takimit të kthimit në Tiranë kundër Serbisë, mbas tragjedisë që ndodhi në Beograd. Ata kan filmuar , dhe kan marë një-në-një intervista me ekipin, mediat lokale, përfaqësues vendorë të qytetit, trajnerëve, figura politike dhe më shumë, në mënyrë për të kapur dhe për të ndërtuar përmbajtje sa më intersante dhe dinjitoze rreth filmit të tyre.

Ekipi shpreson për të rritur ndërgjegjësimin e filmit të tyre në të ardhëmen, i cili pritet të shfaqet e plotë, kur të përfundojë aventura historike e kuqezinjë në Euro 2016 në Francë, ku Shqipëria tashmë ka mësuar edhe kundërshtarët e grupit si janë Franca, Rumania dhe Zvicra “ shqiptare” , duke i ftuar miqt e tyre për të mësuar më shumë për të ardhmen e filmit të tyre.

Ata thonë se mbështetja e komunitetit shqiptar deri më tani ka qenë e madhe dhe “Beteja në Ballkan” shpreson të vazhdojë të ndërtojë rrjetin e tyre në ngritjen e fondeve për të vazhduar prodhimin e filmit, ku ekipi i tyre përsëri këtë mars, do të nisë intervistat dhe të ndjekin ekipin mbarëkombëtar përmes Kupës Euro 2016 këtë qershor .

Charlie Askew Kreshnik Jonuzi Luftar Von Rama dhe Zana Kaba, thanë se : “Ne jemi krenar për të punuar në një histori të rëndësishme dhe ne po shohim përpara për të ndarë atë me adhuruesit tonë, këtë film dokumentar “Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan“.

“Battle in the Balkans “

Starring: Lorik Cana, Gianni De Biasi, Paolo Tramezzani, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Sokol Cikalleshi, Ergys Kace, Andi Lila, Blendi Fevziu, Armand Duka, Ilir Shulku, Marina Vjollca, Gazmend Malo

Genre: Sports Documentary

Directed by: Charlie Askew Kreshnik Jonuzi Luftar Von Rama

Release date: 2016

Typically replies within minutes  https://www.youtube.com/watch?v=2JMEScUtfBY

https://www.youtube.com/watch?v=2JMEScUtfBY

By admini