Rrok-mirditaKryetari i Këshillit Kombetar të Shqiptarëve në Mal të Zi Genci Nimanbegu ka dërguar një telegram ngushllimi me rastin e vdekjes së Arqipeshkëvit të Metropolisë së Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës z. Rrok Mirdita.

Telegram ngushëllimin e z. Nimanbegu mund ta lexoni më poshtë.

KONFERENCËS IPESHKVNORE TË SHQIPËRISË
ARKIDIOQEZËS METROPOLITANE TIRANË – DURRËS

TELEGRAM NGUSHËLLIMI ME RASTIN E VDEKJES SË  IMZOT RROK MIRDITA

Me keqardhje dhe dhimbje të thellë e pranuam ndarjen nga jeta të Imzot Rrok Mirditës, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës.
    Imzot Rrok Mirdita, jo vetëm që ishte një prijës fetarë i konfesionit katolik, por ishte edhe një veprimtar i madh i kombit shqiptarë, një shembull të cilin duhet ndjekur. Ai pa u lodhur asnjëher u mundua që përmes meshave dhe predikimeve të ndryshme fetare dhe zyrtare  të kontribuojë në paqen shpirtërore tek të gjithë njerëzit, duke mos bër asnjë lloj dallimesh, sepse ai e kishte në shpirtë kombin dhe paqen njerëzore.

    Ne shqiptarët në Mal të Zi, kemi një konsideratë të posaçme, dhe jemi krenar për veprën e Tij, sepse Ai edhe pse jetoj dhe veproj në Shqipëri, është pjesë e komunitetit tonë, pasi që ka lindur në Kllezën të Ulqinit.

Me këtë rast në emër të Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin Tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, klerit dhe të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik, për humbjen e Imzot Rrok Mirditës.

U preft në paqe!

Me nderime,
Genci Nimanbegu
Deputet dhe Kryetar i KKSH-së

By admini