Këngë e valle me aromën e embël që të sjell vetëm vendlindja sollën në Nju Jork, Grupi Folklorik i Buzuku së bashku me grupin Folklorik Tradita e Anës së Malit, të cilat morën pjesë në organizmimet festive me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë…
BRONX NY : Për dy javë qëndroi në Nju Jork, me ftesë të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Ana e Malit dhe nën mbështetjen e BKA-së, SH.A.Tradita dhe OJQ – Buzuku. Gjatë aktivitetit të tyre , ata dhanë tre koncerte, në Nju Jork, dhe një në Stamford,Kenektiket, duke marrë pjesë në ceremonitë e manifestimve të 28 Nëntorit, që organizohen për çdo vjet për nder të Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, në komunitetin shqiptarë në Amerikë.
Tradita dhe Buzuku në katër kroncertet: duke filluar me atë në vigjilie të festës organizuar nga Anan e Malit në Staten Island, pastaj manifestimi madhështor udhtëtim me anije, ku morën pjesë rreth 1000 vetë, organizuar nga asmablesti Mark Gjonaj, dhe i fundit në Kolegjin Mercy College në Bronx, New York, me Nick Markolën, u paraqitën me një program të larmishëm, ku nuk munguan vlerat të larta të folklorit,tonë.
Ata sollën një aromë të bukur të këngës dhe valles folklorike nga këto treva shqiptare. Në të katër skenat, në pika të ndryshme të qytetit të Nju Jorkut, dhe Stamford, shqiptarët nga kjo trevë shijuanë artin folklorik të dy shoqërive Tradita dhe Buzuku
Të cilat patën në fokus të tyre, njohjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore etnografike, rendësinë dhe promovimin e jetës kulturore-artistike, ruajtja , zhvillimi i identitetit dhe trashëgimisë kulturore, si dhe krijimi i lidhjeve kulturore si pjesë e përgjithshme e kulturës shqiptare.
Në këto koncerte u prezantua një pjesë e mirë e programit të FFKGJ 2015 ku shoqëritë artistike nga Komuna e Ulqinit, u kurorëzuan më vendin e 3 të, si dhe u mirëpritë dhe u duartrokitë gjatë, me këtë rast fituesja e vendit të parë si këngëtarja më e mirë Egzona Salaj.
Supriza e SH.A.Tradita, thanë udhëheqësit e këtij grupi, ka qenë koreografia e re, e titulluar, “Festa e Bashkimit ’’, cila u shoqërua me daljen në skenë të një flamuri të madh kuq e zi , një pjesë kjo që entuziasmoi jashtë mase publikun shqiptar.
“Festa e Bashkimit ’’, thanë ata është e përgaditur nën udhëheqjen e pedagogut të vallëzimit Besnik Grajçevcit artist dhe valltarë i ansamblit kombëtar ,,SHOTA’’ –në Kosovë.
Koncertet e tyre e nisën nga dy grupe vallëtarësh të rinjësh e të reja entuziastësh me shumë emocione dhe dëshirë të madhe, të cilët deshën të sjellin një festim të veçantë folklorik për festën e 28 Nëntorit në këtë komunitet në Nju Jork .
Mbrëmje Festive në kolegjin Mercy në Bronx, me Folklor Tradicional Shqiptar nga Rrethi Ulqinit.
Me ftesën e Shoqatës Shqiptaro Amerikane Ana e Malit , Grupi Folklorik i Buzukut së bashku me grupin Folklorik Tradita e Anës së Malit, që morën pjesë në organizmimet festive me rastin e 28 Nëntorit në New York – Ditës së Flamurit Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, të premten në mbrëmje para largimit nga Nju Jorku – dhanë një koncert festiv në kampusin e këtij kolegji.
Këto dy grupe folklorike nga vendlindja dhanë një koncert para largimit në kampusin e kolegjit Mercy College në Bronx New York, ku me inisiativën e asamblestit të Nju Jorkut, zotit Mark Gjonaj – ata u nderuan me çertifikatë mirënjohje nga Asambleja e Nju Jorkut.
Valle dhe këngë tradicionale Shqiptare ndezën publikun Amerikan në Njujork, për dy javë rresht. Vallëtarët dhe këngëtarë nga vendlindja, anëtarë të Shoqatës Don Gjon Buzuku në Ulqin dhe Shoqatës Artistike Anë e Malit, pranë Ulqinit morën pjesë në një koncert të mrekullushëm në Mercy College në Bronx, SH.B.A. Në këtë koncert festiv të pasur me folklore tradicional nga trevat shiqpare në Mal te Zi, publiku shqiptaro-amerikan kaloj një mbrëmje festive të madhe me tinguj nga vendlindja.
Koncerti u organizua nga aktivisti dhe financieri i njohur shqiptaro amerikan z. Nick Markola, në bashkëpunim me Asembleistin Njurokez z. Mark Gjonaj, i cili është me origjinë nga Reçi i Ulqinit, dhe Prezidentin e Shoqatës Atdhetare Ana e Malit me seli në Nju Jork, z. Ismet Kurti.
“Përpos përkrahjes së artistëve të talentuar të këtyre dy shoqatave, qëllimi i këtij koncerti ishte që publiku Amerikan dhe ai Shqiptrao Amerikan të njihet më mire me folklorin shumë të pasur shqiptar, pikërisht në këtë rast, me valle dhe këngë nga trevat tona në Mal te Zi. Dëshira ishte që publiku të shijojnte, aromën e muzikës foklorike të kësaj treve, tingujt të ëmbël, e valleve tona tradicionale dhe veshjet kombëtare me kostume të lashtë mijëravjeçar” tha Markola.
Koncertin e hapi z. Nick Markola, organizuesi kryesor, me nji prezantim të shoqatave kulturore Buzuku dhe Tradita, të cilat gjinden për her të parë në SH.B.A, me rastin e festave së Ditës së Flamurit. Për arsye se në pjesmarrje publiku ishte në një numbër i madh, shqiptar të cilët, edhe të rinjë e të reja që kan lindur në SH.B.A., z. Markola, foli në gjuhën tonë të ëmbël dhe të bukur shqipe, por edhe në gjuhën angleze.
Përfaqësusja e Shoqatës Tradita zonja Zyra Mehani prezentoj pikat e pjesës së parë të koncertit. Grupi folklorik Tradita filloj me nji kolazh të valleve tradicionale Shqiptare. Pastaj këngëtarja e talentuar Egzona Salaj e kënaqi publikun me zërin e saj shumë të bukur duke interpretuar disa këngë të lashta. Në vijim, këngëtari Suad Mehmeti këndoj këngë shumë të vjetra Ulqinake. Zemrat e publikut i ngrohi dhe këngëtari i mirënjohur anamales, Gezim Salaj me disa këngë të vjetra që e kënaqen publikun. Këngëtari Edmir Lika këndoj disa këngë të bukura dhe vallëtarët e Shoqatës Tradita e mbyllën pjesën e parë me disa valle të bukura tradicionale që kulminuan me pikën kur vallëtarët shpalosëne begraund flamurin e madh kuq e zi.
Gjatë pauzës pas pikës së parë, z. Nick Markola, felenderoj artistët për interpretimet e mrekullusheme të këngëve tradicionale dhe valleve shumë të bukura. Ai pastaj i tregoj publikut disa fakte interesante rreth këngëtarve dhe valleve psasqitur në këtë koncert. Z. Markola me kënaqesi përkujtoj publikun se në festivalin e Gjirokastrës, këto dy grupe, Tradita dhe Buzuku, fituan vendin e tretë. Gjithashtu, në festivalin e Gjirokastrës, tha ai sivjet këngëtarja e re dhe shumë e talentuar anamalese Egzona Salaj fitoj vendin e parë.
Z. Markola foli dhe për historinë dhe karakteristikat historike të Valles së Shestanit.
“Kjo valle e lashtë shqiptare, tha Markola, ka rëndësi historike. Vallja e Shestanit, e ruajtur brez pas brezi në Krajë, aty ku shërbeu Don Gjon Buzuku, autori i Mesharit, librit të parë në gjuhën tonë, është nji valle shumë e veçantë dhe historike. Kjo është nji ndër vallet e vetme në botë që kërcehen pa asnji instrument. Derisa vallet tjera luhen të shoqëruara me instrumente të ndryshëm, Vallja e Shestanit, nuk përcillet me asnjë instrument, vetëm përcillet me zërin e vallëtarve” tha Markola dhe shtojë se “Kjo karakteristik e bën këtë valle nji nder më të veçantat në botë”.
Në pjesën e dytë të koncertit, këngëtarët e Shoqatës Buzuku, Viktori dhe Lugji kënduan këngë me motive popullore nga trevat shqiptare të Ulqinit me rrethe. Pastaj interpretuan këngë tradicionale Egzona Salaj dhe Gëzim Salaj, derisa i shoqëruan ata së bashku me vallëzimin e përbashkët të djemeve e vajzave të Shoqatave Buzuku dhe Tradita.
Në vijimë, vallëtarët e Shoqatës Buzuku kërcyen vallen shumë të bukur, Vallen e Shestanit.
Koncerti vazhdoj me një atmosferë jashzakonisht të bukur dhe të ngrohtë dhe publikut i’u presentua një spektakl madhështore me veshje të bukura të Shestanit dhe Anës së Malit, valle mijëravjeçare Shqipëtare dhe këngë tradicionale që t’a ngrohin shpirtin, thanë pjesëmarrësit që mbetën mjaft të kënaqur.
Gazetari Dritan Haxhia, i cili ndoqi koncertin tha se ishte: “Një grup fantastik. Urime. Kam mbetur i mahnitur nga paraqitja e tyre”.
Asembleisti i Shteti Njujork, z. Mark Gjonaj, si shënjë falenderimi për kontributin e tyre për ruajtjen dhe trashigiminë e vlerave tona të bukura Shqipëtare, nderoj organizatat dhe këngëtarët për punën dhe dedikimin e tyre për ruajtjen e historisë dhe traditave tona.
Gjatë fjalimit z. Gjonaj, foli për mesazhin e tij inspirues që u ka drejtuar shqiptarëve kudo që janë duke përsëritur :”Se kur t’i bashkojmë kokat, të bashkojmë edhe tokat”, për tokat a lara me gjak dhe mund dhe sakrifica nga të parët tonë të cilëve, amnaetin që na e lanë, kurë nuk guxojmë t’ju “kthejm”shpinën”.
Ai më pas faleminderoi të dy grupet që na “freskuan” me këngët e vallet burimore, të këtyre trevave, dhe e vlersoj shumë ruajtjen e folklorit dhe traditave tona të bukura. Zoti Gjonaj, madhërisht, dhe me ndjenjë të thellë shqiptari, përmendi se familja e tij vjen nga Reçi – Ulqini, por tha ai “mua gjithësesi trojet tona shqiptare në Mal të Zi – pa Shqiptar nuk më tërheqin”.
Me mirënjohje zyrtare nga Shteti i Njujorkut, Asembleisit i Shteti, z. Mark Gjonaj nderoj Shoqatën Don Gjon Buzuku në Ulqin, Shoqatën Artistike Anë e Malit, Bizens Klubin Ana Malit, dhe këngëtarët Edmir Lika, Lubo Llukiqi, Suad Mehmeti, Viktor Nrekiqi, Egzona Salaj dhe Gëzim Salaj.
Në vazhdim, me kërkesën e publikut programi i pasurua më këngë tradicionale.
Ata falenderuan dhe përkrahën vallëtarët dhe këngëtarët e ty dy Shoqatave Kulturore, të cilët i prezantuan publikut, shqiptarë, në Nju Jork, nji koncert madhështorë, si u shrehen ata.
Publikut i’u dha mundësia që, sipas dëshirave të tyre, të fotografohen me vallëtarë të veshur me kostume tradicionale dhe me një bukuri mahnitese që ua kënaqi syrin dhe zëmrën.
Udhëheqësi i këtij koncerti, Z. Markola në fund përmendi rëndësinë e përkrahjes financiare të këtyre shoqatave, të këtyre të rinjëve e të rejave që po ruajnë dhe trashigojnë folklorin, vallet, këngët dhe veshjet tona kombëtare.
Ai tha se :”Me të vërtet këto të rinjë e të reja duhet mbështetur dhe përkrahur, sepese, ato veprojnë dhe punojnë në kushte shumë të vështira. Ato janë atje ku shqipatrët historikisht përbuzeshin, ato mbajnë gjallë dhe trashëgojnë pasurinë tonë mijëravjeçare. Ato veprojën aty ku numri i shqiptarve po bie çdo ditë, me nji shpejtesi të pa besushme. Shumë shqipëtar janë detyruar të emigrojnë dhe lëshojnë truallin e të parve. Disa të tjerë fatkeqësisht identifikohen si malazez apo boshnjak dhe harrojn amanetin e të parvë. Por, të rinjët e të rejat e Buzukt dhe Traditës janë ata që po i mbajnë gjallë vallen mijëravjeçare të Shestanit, kostumet të bukura tradicionale dhe folklorin tonë të lashtë. Për këtë, sipas mundësis, e kemi detyrë dhe obligim t’i përkrahim dhe mbështesim të gjithë” tha për gazetën tonë Nick Markola.
Përpos, z. Markola, z. Gjonaj, z. Kurti dhe Shoqatës Atdhetare Ana Malit, për realizimin e këtij koncerti në Mercy College, duhet falenderuar dhe Mercy College dhe z. Lenny Caro, dhe “SAMMY-DJ” dixhejin e njohur të komunitetit me mjeshtrin Sami Zeneli i cili përësri ishte i gatshëm t’a realizoj këtë koncert me instrumentat dhe teknologjin e tij .
Githashtu, nji felenderim i posaçëm shkonë dhe për të gjithë vullnetarët për punën e palodhëshme të tyre. Në fund të gjitha falenderimit me të përzemerta, thanë organizatorët e këtij koncerti u shkojnë të gjithë anëtarëve të Shoqatës Buzuku dhe te Shoqatës Tradita, duke ju dëshiruar rrugë të mbarë për në vendlindje, “shëndet të plotë, suksese në jetë dhe t’na ruajnë folklorinë e bukur, e të lashte, siç e kanë bërë deri tani” tha zoti Nick Markola.
Njëri prej udhëheqësve artistik të këtyre dy grupeve, mësimdhënsi Dritan Kurti, tha për gazetë tonë se “ Ishte me të vërtet kënaqësi dhe privilegj të përfaqësosh vendlidjen në diasporën tonë në Nju Jork, para bashkë-vendasve, tanë, me një emocion i papërshkrueshem për të gjithë ne” dhe shtojë ai se “Është, mirë kur të gjithe bashkohen në një festë pa dallim treve dhe feje, kur është festa flamurit, gjithmonë shqiptarët janë të bashkuar – si në vendlindje, ashtu edhe këtu në diasporë – SHBA”
Ansambli ynë tha Kurti, u mundua që sa më mirë të prezantoj traditën kulturën veshjet dhe këngët e vjetra autoktone të treves tonë dhe mbarëkombëtare
“Me rëndësi, është që Shoqëria Artistike Tradita, për tre muaj bëri pergatitje për programin e titulluar Festa e Bashkimit, por me keqardhje për shkak të kushteve dhe organizimeve nuk kemi mundur t’a shfaqim komplet programin por me shkurtime”, u shpreh njëri prej udhëheqësve artistik të këtyre dy grupeve, mësimdhënsi Dritan Kurti.