camja-kajoshaj-sainishtaj-camaj-malesiNjë platformë e iniciuar nga shoqatat Malësia e Madhe nga Michigan-i dhe New York-u, e cila kishte për qëllim unifikimin e subjekte politike në Malësi, duket se nuk ka fituar përkrahjen e partive shqiptare që veprojnë në Malësi.

Platforma e nënshkruar nga koordinatori i këtyre shoqatave, Ëjllo Berishaj, i është dërguar Lidhjes Demokratike në Mal të Zi – Dega e Malësisë, Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Iniciativës Qytetare dhe Alternativës Shqiptare, transmeton malesia.org.

Jozyrtarisht mësojmë se data e nënshkrimit të kësaj platforme politike ishte caktuar për 28 Nëntor, por siç duket një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ende nuk ka ndonjë njoftim rreth shkakut të dështimit të kësaj iniciativë.

By admini

One thought on “Dështon platforma për unifikimin e partive shqiptare në Malësi”
  1. Gjynah te mos e respektojne kete ideolog Gruda e Malesise. Tani do ju ofroi ndihme edhe Lek Leci, kryetare i Shoqates Malesia e Madhe nga Michigani, perndryshe nga fisi i Hotit.

Comments are closed.