dea-teuta-ulqin-burseb-nju-jork-mbylllinNew York City: Dea dhe Teuta Elezaj – dy vajza të talentuara shqiptare, dje në mesdrekë duke i rënë me çekiç, simbolikisht ziles simbas një tradite qindra vjeçare, lajmëruan edhe mbylljen e Brusës së Nju Jorkut – bursës më të madhe në botë, “New York Stock Exchange”, të ejten, në orën 1pm – 27 nëntor, në emër të Ditës së Mrekullisë .

“Dita e Mrekullisë – Miracle Day” në Amerikë, është krijuar nga një bashkim fondesh në SHBA dhe Kanada – e cilat merret me programet e fëmijëve të sponsorizuar nga banka kanadeze CIBC.

Kështu që dy vajzat e talentuar shqiptare në qytetin e New Yorkut – Dea dhe Teuta (fëmijët e Deda dhe Ariana Elezaj), për herë të parë në historinë e emigracionit shqiptar, kishin dje një ditë më parë se shqiptarët anembanë të festojnë 28 Nëntorin Ditën e Flamurit Kuq e zi – 103 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,  mundësinë për të qëndruar në podiumin e Bursës së Nju Jorkut,  së bashku me  fëmijët e tjerë nga organizatat bamirëse, pjesëmarrëse në Ditën e Mrekullisë. /B.Sina/

By admini