TIRANË, 27 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Heroi Ded Gjo Luli është nderuar sot me një shtatore në qendër të Tiranës, në afërsi të Muzeut Historik Kombëtar. Përurimi i shtatores të Heroit të Malësisë së Madhe, patriotit që ngriti flamurin shqiptar në veri te vendit , duke paraprirë pavarsisë, u zhvillua me një ceremoni të organizuar nen kujdesin e Presidentit te Republikës dhe Bashkise se kryeqytetit.
Të pranishëm në aktivitet, ishin Kryetari i Këshillit të Bashkisë së Tiranës, Aldrin Dalipi, Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Greta Bardeli, Gjok Uldedaj financues i bustit dhe përfaqësues nga komuniteti shqiptar në Miçigan, personalitete nga jeta publikë në vend.monumenti-dede-gjom-lulit-(12)
Në fjalën e tij, Aldrin Dalipi tha se , “Tirana nuk i harron heronjtë e saj, ajo përpiqet gjithnjë ti lartësoje ata.
Duke falenderuar Këshillin Bashkiak që në unanimitet miratoi vendosjen e kësaj shtatoreje, Dalipi tha se ” Ded Gjo Luli është heroi i cili me përpjekjet e tij na mbajti të bashkuar, na dha forcë për të reaguar, duke ndërmarrë dhe kryengritjen e Malësisë së Madhe. Shtatorja e heroit Ded Gjo Luli është simbolikë e mbrojtjes së territorit tonë, tha ai .
Gjok Uldedaj, financuesi i shtatores u shpreh se kjo veper e heroit Ded Gjo Luli, është një simbolikë e rëndësishme për malësorët e veriut të vendit tonë. “Ai ishte një figurë emblematike, flamurtari i parë i Shqipërisë së Madhe. Ded Gjo Ded Luli ishte personi, që realizoi kryengritjen e parë pas Lidhjes së Prizrenit, duke u kthyer në nismëtar të pavarësisë së vendit tonë. Ded Gjo Luli është krenaria e maleve dhe më gjerë. Ai tashmë falë Bashkisë Tiranë, Presidencës dhe punës së palodhur të skulptorëve që u monumenti-dede-gjom-lulit-(6)angazhuan në këtë projekt nderohet në qendër të Tiranës, ku të gjithë do të prekin lartësinë e këtij heroi legjendar të historisë së Shqipërisë”, tha Gjok Uldedaj.
Sot në mbrëmje, ora 19:00 do të zhvillohet një ceremoni në nder të Ded Gjo Luli, ku Presidenti Bujar Nishani do ta dekorojë heroin e veriut , (pas vdekjes) në Pallatin e Brigadave.
Kush është heroi Ded Gjo Luli:
Dedë Gjo Luli, lindi më 1840 dhe vdiq më 24 shtator 1915. Ai kujtohet si një udhëheqës i shquar i Malësisë së Mbishkodrës në luftën për çlirimin kombëtar dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të atdheut, Hero i Popullit.
Në vjeshtën e vitit 1840, në Traboin, Ded Gjo Lulit i kishte lindur djali i parë dhe i vetëm në shtëpinë e tij i cili kishte trashëguar emrin e gjyshit, Dedë Broçit. Ai edhe pse trupvogël në kuvendet e malësorëve njihej për dije të gjerë dhe trimëri të mëdha në ato anë.monumenti-dede-gjom-lulit-(1)
Kur i patën thënë Plakut të Flamurit, Ismail Bej Vlorës, i cili e kishte përcjellë Ded Gjo Lulin vetë deri tek dera, pse i batë aq nderime këtij katundari malësor?, ai i qe përgjigjur: Ded Gjo Luli është pushkë e ngrehur për Shqipërinë. Dhe ashtu mbeti, deri në çastin e fundit, në moshën 75 vjeçare, kur i organizuan kurthin në Orosh. Ai edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëruan miqtë që të mos udhëtonte në kohë të turbullta, për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur në vënd të prijësve, i doli përpara kapiteni serb, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që e shoqëronin: – paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenë me bajonetë bashkë me pesë mirditorët, nuk e lëshoi veten. Trupin e tij e gjetën pas dy javësh dhe e varrosën në kishën e Orosh. /ATSH/