Të shtunën, më 28 nëntor, në qytetin e Durrësit, Federata Shqiptare e Futbollit, do të organizojë Kupës “Pavarësia”. Është edicioni i shtatë, i këtij eventi të rëndësishëm, i cili ka hyrë në kalendarin e eventeve të FSHF.
Kupa “Pavarësia”, do të organizohet me pjesëmarrjen e katër skuadrave. Ato janë “Partizani” i Tiranës, “Shkëndija” e Tetovës, ”Ferronikeli” i Kosovës dhe “Otrant-Olimpik” i Ulqinit. Si gjithmonë organizatorët janë kujdesur, për të pasur skuadra nga të gjitha trojet shqiptare. Kupa do të zhvillohet si në stadiumin “Niko Dovana” dhe do të nisë në orën 12.00.
Tre ndeshjet që do të luhen për të shpallur fituesin e trofeut, do të jenë nga 45 minuta secila dhe do të trasnmetohen nga paketa sportive Supersport.
Pas përfundimit të aktivitetit, do të organizohet edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve të aktivitetit. Vjet, në edicionin e 6 të Kupës “Pavarësia”, fituese u shpall skuadra e “Ferronikelit” të Kosovës.