Edhe këtë vit, sot më 28.11.2015, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, tashmë për të katërtin vit me radhë, organizuan MARATONËN E PAVARËSISË 2015, Shkodër – Ulqin.
Në këtë garë që është më shumë se sportive morën pjese plot 33 garues të cilët u nisën nga Shkodra rreth ores 9:30 e mëngjesit për të mbërritur në Ulqin në orët e drekës. Garën me sukses e përmbyllen 18 garues.
Fitues i MARATONËS SË PAVARËSISË 2015 Shkodër – Ulqin u shpall korçari Ilir Këllezi i cili arriti që më sukse ta kaloi rrugën rreh 42 km të gjatë për të mbërritur i pari në cak.
Në vendin e dytë u rendit Dragolub Koprivica nga Mali i Zi kurse vendi i tretë i takoit shqiptarit nga Kosova Emin Grajçevci.
Materiali dhe fotograftë nga prof. Dritan Rexha