Edicioni i 12-të i Turneut mbarëkombëtarë të futbollit për fëmijë U-15 do të mbahet nga data 25 deri 29 nëntor, ku do të marrinë pjesë ekipe nga Durrësi, Peja, Ulqini, Bujanoci dhe ekipi nikoqir Tetova.
Në këtë turne do të marrin pjese edhe të rinjtë të klubit futbollistik Otrant Olimpik nga Ulqini.
Në vitin 2012 ky turne është organizuar në qytetin tonë dhe sipas rregullave organizohet çdo vit në njërin qytetet pjesmarrëse.