Otrant-olimpik-kunder-slloges-radoviqEkipi i futbollit nga Ulqini Otrant Olimpik shënoi fitore në ndeshjen e fundit të stinorit të vjeshtës në kuadër të ligës rajonale të jugut të kampionatit  të Malit të Zi.
Në ndeshjen e luajtur si mysafir kundër ekipit Slloga nga Radoviqi ulqinakët arritën të fitonë me rezultatin e pastër 3:1.

Golat për ekipin Otrant Olimpik u shënuan nga Shkreli, Alibegu dhe Gjinaj.

Kjo ndeshje është njeheri edhe ndeshja e fundit e stinorit të vjeshtës pasi deri në pranverë do të jetë pushimi dimëror. Në këtë mënyrë ekipi ynë shpallet kampion vjeshtor duke shpresuar që njëjtë të jetë edhe në fund të sezonit.

Duhet përgëzuar lojtarët, stafin teknik dhe udhëheqësinë e klubit për këtë sukses.

By admini