Fatmir-gjekaMbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit në të cilën do të diskutohet rreth votebesimit për kryetarin aktual të komunës Fatmir Gjeka, do të mbahet me 30 nëntor, shkruan Pobjeda.

Sipas të njëjtit burim mësohet se tashmë është siguruar shumica që do të votojnë pro ndërrimit të kryetarit të komunës, pasi për këtë të sigurt do të jenë votat e DPS-it dhe Forcës.

Pasi që Gjeka dhe me te edhe qeverisja aktuale lokale do humb shumicën, do të pasojnë bisedimet mbi rikompozimin e pushtetit lokal pjesë e së cilës me siguri do të jetë  DPS, kurse nga qeverisja do të largohet URA e Dritan Abazoviqit. Sipas këtij skenari, DPS-i do të jetë në qeversije me Forcën dhe UDSH-në.

Në këtë rast nuk ëhtë e qartë se cili do të jetë fati i Partisë demokratike pasi Gjeka në ndërkohe ka pasur takime me krerë të lartë të DPS-it ku ka kërkuar të jetë pjesë e qeverisjes së gjërë.

By admini

One thought on “Fatmir Gjeka shkarkohet nga posti i kryetarit të komunës me 30 nëntor?”
  1. A u shitet a ? Do sahanlepirsa e matrapaza qe mendojne se po udheheqin popullin po e shesin edhe …e vet per hir te asaj korrige qe qafen e thefshin.Po cohu o popull nji here e kerko dinjitetin qe kishim dikur.Nuk dihet se ku po na shesin ma pare , te turku apo te shkjau…Do i kaloi pija nji dite kti populli e do kthjedhohet nga koka e mjere per keto tregtare te rrugave ku do futen…

Comments are closed.