Bashkësia Lokale në bashkëpunim më Fehim Avdiu si përfaqësues i peshkatarëve të zonës , nën mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe një numri të konsiderueshëm donatorësh përfundojnë më sukses fazën e parë të projektit për pastrimin dhe rihapjen e rrugës publike që të çon në liqe të Shasit.
Në fazën e parë të rrugës publike është bërë pastrimi, zgjerimi dhe mbushja e rreth një kilometër rrugë publike, kurse dje më organizimin e një ceremonie modeste është bërë edhe hapja publike në shërbim të qytetarëve, thuhet në kumtesen për opinion të Shërbimi për informim të BL Katërkollë. .
Projekti ka si qëllim që liqeni i Shasit të vendoset në funksion të qytetarëve dhe turistëve të shumtë që kërkojnë ta vizitojnë. Valorizimi i liqenit të Shasit dhe vendosja në funksion të turizmit më të gjitha potencialet e veta natyrore dhe trashëgiminë kulturoro-historike që mbarë në vete është pjesë e programit dhe punës së BL.Katërkollë.