Një sasi e madhe e zhavorrit është hedhur mëngjesin e së dieles në det në Liman nga Gjorgje Zhivanoviq (59 vjeç) çka ka bërë që një njollë e errët të shpërndahet për afër qindra metra, shkruan Vijesti.
Inspektorët e Policisë komunale, Bisha dhe Kotorri, në raportin e tyre kanë konstatuar se ky veprim është bërë pa lejen e institucioneve përkatëse dhe se qytetarit i është kërkuar ndalimi i menjëhershëm i punimeve
Fotografia e marrë nga gazetari i Vijestit Samir Adroviq flet më shumë.