fatbardh-smajaShuhet në moshën 59-vjeçare ikona e Teatrit të Shkodrës, Fatbardh Smaja

Drama e fundit që mban firmën e tij si regjisor është “Kandili i Argjandit”, e cila më 31 tetor 2015, u vu në skenën e Teatrit Migjeni, me rastin e 90 vjetorit të poetit Martin Camaj

Ndërron jetë aktori dhe regjisori në Teatrin e Migjeni të Shkodrës, Fatbardh Smaja. Mësohet se Smaja humbi jetën mëngjesin e sotëm në QSUT. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare. Drama e fundit që mban firmën e tij si regjisor është “Kandili i Argjandit”, e cila më 31 tetor 2015, u vu në skenën e Teatrit Migjeni, me rastin e 90 vjetorit të poetit Martin Camaj. Por, Smaja nuk mundi ta shikonte. Vepra dhe arti i tij do i mungojë teatrit të Shkodrës por dhe atij shqiptar.

By admini