shqiptari-shpeton-motren-por-humb-jeten-e-tijBeqir SINA – New York

Abc – News :“Ditë e zezë” për komunitetin shqiptar në Bronx – Nju Jork, Kristian Leka, viktimë e aksidentit në Halloween”

BRONX NYC : Lucy Yang – raportoi drejtpërdrejt nga qyteti i Bronxit,  për televizionin kombëtar abc -News – në kronikat qendrore të lajmeve, mbrëm në funeralin e heroit shqiptar Kristian Leka, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të 31 tetorit në Morris Park – duke shtyrë, dhe shpëtuar jetën e motrës së tij 9 vjeçare Fiona.

“Një ditë me të vërtet e zezë – për komunitetin shqiptar”, e nisi kronikën e saj Yang – teksa shfaqi pamjet e funeralit që u mbajt mbrëm dhe intervistojë shqiptarët në funeral.

Jashtë shtëpisë mortore, tha ajo shifet një rradhë e gjatë njerëzve të pikëlluar, dhe në heshtje, qendrojnë në radhë sipas zakoneve shqiptare në shtëpinë mortore Farenga Brothers, duke i dhënë lamtumirën e fundit një prej viktimave të aksidentit në Halloween, ku vdiqën tre vetë mes tyre edhe fakqësisht edhe një shqiptar nga Bronxi.

Gazetarja tha se Kristiani ishte duke shoqëruar motrën e vogël Fiona në Halloween të shtunën në mbrëmje kur një makinë kaloi mbi trotuar, duke goditur një turmë fëmijësh me prindërit e tyre të cilët po celebronin duke kënduar “trick-or-treating” me kova të verdha në formën e kungullit.

“Kristiani u vra. Motra e tij e vogël mbijetoi ashtu si e fejuara e tij Greta, e cila beson se është arsyeja e vetme pse ajo është gjallë është, shkak akti heroik i Kristianit i cili i ka shtyrë ata nga zona e rrezikshme”.

Greta me krah të lënduar mori pjesë në vigjilje për njeriun që ajo priste të martohej por fatkeqësia i “ndau” përgjithmon.

Anëtar të komunitetit shqiptar tregojn për abc-News, se Kristiani, ishte një emigrant nga Shqipëria e veriut, Shkodra, ishte një student i mësimit dhe i punës së madhe dhe përkushtimit të familjes, me një zemër të artë.

“Ky djal shqiptar vdiq me të vërtetë si një hero. Ai ishte duke u përpjekur për të mbrojtur motrën e tij, dhe ai dha jetën e Tij për motrën e tij – Ky mendoje se duhet të ju jap atyre një ngushëllim”, ka thënë veprimtari i komunitetit shqiptar z. Simon Qafa.

Gjithashtu të vrarë në këtë aksident të  tmerrshm mbeten të vdekur : 65-vjeçari Louis Perez, një hero i luftës në Vietnam dhe mbesa e tij të dashur 10-vjeçare Nyanna Aquil.

Në shtëpinë mortore Farenga Brothers(e martë, 3 nëntor , 2015 Farenga Brothers 920 Allerton Avenue Bronx, mbrëm u mbajt ceremonia mortore funerali.

Ky Procesion nga Farenga Brothers vijojë edhe sot e mërkurë, 4 nëntor, 2015 deri në orën 10 deri sa trupi me arkivolin e heroit shqiptar Kristian Leka  përcillet për në jetën e amnueshme për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Fillimisht  sipas besimit katolik me lutjen fetare, Procesionin dhe Meshën e pëshpirtëshme në orën 11 paradite në Kishën shqiptare Zoja Shkodrës në Hartsdale- Nju Jork, për të ndjekur pas saj varrimin në varrezat publike : “Varrezat Dyert e Qiellit -The Gates of Heaven Cemetery” në Hawthorne, New York.

Ndërkohë, Mark Gjonaj – Asambleisti i Distriktit 80-të në Bronx Nju Jork, e cila përfshin lagjen Morris Park ku të shtunën më 31 tetor – ndodhi edhe tragjedia e tmerrshme e Halloween, që mori jetën e tre personave – përfshirë, edhe një të ri shqiptar 24 vjeçar Kristian Leka nga Shkodra, në bashkëpunim me familjet e viktimave, ka bërë thirrje në rrjetin social të gjithë anëtarëve të këtij komuniteti për të ndihmuar familjet Leka dhe Perez.

Asamblesiti shqiptar në Asamblenë e shtetiti të Nju Jorkut, shkruan në statusin e tij dhe në një lajmërim shpërndar në shtypin lokal se “le të vazhdojmë të lutemi për familjet të prekura nga tragjedia që ndodhi në Morris Park më 31 tetor. Të gjithë ata që janë të interesuar për të ndihmuar familjet e viktimave, ju lutemi për të dhuruar në fondin “Fundraiser for Kristian Leka Nyanna & Louis’ Funeral Fund”

Ai shton se donacionet janë duke u pranuar në emër të familjeve të viktimave , komunitetit Morris Park . Në njoftim thuhet se sot në shtëpinë mortore Farenga Brothers(e martë, 3 nëntor , 2015 Farenga Brothers 920 Allerton Avenue Bronx, hapet ceremonia mortore.

Kush është heroi shqiptar që vdiq për të shpëtuar motrën e tij të vogël

– Kristian Leka, 24 vjeçari që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar motrën e vogël ka tërhequr vëmendjen e medies amerikane me veprimin e tij vetëflijues në aksidentin tragjik ku humbën jetën tre persona.

Leka sapo ishte kthyer nga puna dhe po shoqëronte motrën e tij të vogël, Fionën, vetëm 9 vjeçe në festën e Holloween.

“Ai po mbante përdore motrën e tij dhe u përpoq ta shpëtonte atë”, tregon një i afërm i tij me emrin Florian. “Makina e përplasi dhe e vrau në vend”, tregon ai.

Ndërsa motra e Kristianit është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Doktorët kanë dhënë shpresa se ajo do të mbijetojë.

Leka, i cili jeton në Bronx, Nju-Jork, punonte si shofer kamioni dhe kishte emigruar nga veriu i Shqipërisë, Shkodra për në SHBA.

“Ai ishte një nga djemtë më të mirë që njihja. Punonte shumë. Ai ishte shumë i lidhur me familjen dhe një person i dashur. Ndihem shumë keq”, shprehet Floriani.

Përveç shqiptarit, hero u tregua dhe një veteran lufte, 65 vjeç i cili arriti të shpëtoi nga përplasja mbesën e tij dhe mbeti vetë i vdekur. Në këtë aksident humbi jetën dhe një vajzë vetëm 10 vjeçe.

By admini