shqiptari-shpeton-motren-por-humb-jeten-e-tijNJU JORK : Fond për familjet Leka dhe Perez

Beqir SINA – New York

Nesër bëhet varrimi i 24 vjeçarit shqiptar Kristian Leka – i cili humbi jetën për të shpëtuar motrën e tij 9 vjeçare.

BRONX NY:  Në vend ngjarje shikon qytetarët, anëtar dhe të afërmit zemërthyer të viktimave, miqtë dhe fqinjët, që kan mbushur rrugën me qirinjë , lule dhe shënime me lutje dhe kujtime  në rrugën Morris Park – Bronx vendin ku të shtunën pasdite humbën jetën tre presona të cilët u vranë nga një makinë – e cila thuhet se doli jashtë kontrollit.

I gjithë Blloku përgjatë kësaj shtrirje në Morris Park Avenue ishte e mbyllur për trafikun ndërsa banorët e lagjes të pikëlluar dhe të tronditur qëndrojnë pak në heshtje bëjnë kryq dhe luten për viktimat

Shoferi i makinës i cili u përfshi në këtë aksident tragjik, simbas poliicisë mbahet në arrest në spital në mjekim. Burimet policore shtuan se shoferi një 57 vjeçar përveç anës mendore mund te ketë qenë edhe  nën ndikimin e alkoolit apo drogave, megjithse hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

Mark Gjonaj – Asambleisti i Distriktit 80-të në Bronx Nju Jork, e cila përfshin lagjen Morris Park ku të shtunën më 31 tetor – ndodhi edhe tragjedia e tmerrshme e Halloween, që mori jetën e tre personave – përfshirë, edhe një të ri shqiptar 24 vjeçar Kristian Leka nga Shkodra, në bashkëpunim me familjet e viktimave ka bërë thirrje në rrjetin social për të ndihmuar familjet Leka dhe Perez.
shqiptari-shpeton-motren-por-humb-jeten-e-tij

Asamblesiti shqiptar në Asamblenë e shtetiti të Nju Jorkut, shkruan në statusin e tij dhe në një lajmërim shpërndar në shtypin lokal se “le të vazhdojmë të lutemi për familjet të prekura nga tragjedia që ndodhi në Morris Park më 31 tetor. Të gjithë ata që janë të interesuar për të ndihmuar familjet e viktimave ju lutemi për të dhuruar në fondin “Fundraiser for Kristian Leka Nyanna & Louis’ Funeral Fund”

Ai shton se donacionet janë duke u pranuar në emër të familjeve të viktimave , komunitetit Morris Park . Në njoftim thuhet se sot në shtëpinë mortore Farenga Brothers(e martë, 3 nëntor , 2015 Farenga Brothers 920 Allerton Avenue Bronx, hapet ceremonia mortore.

Ky Procesion nga Farenga Brothers në do të vijojë edhe nesër e mërkurë, 4 nëntor, 2015 në orën 10 deri sa trupi me arkivolin e heroit shqiptar Kristian Leka do të përcillet për në jetën e amnueshme për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Fillimisht  do të ketë lutjen fetare, Meshën në orën 11 paradite në Kishën shqiptare Zoja e Kishës Shkodrës në Hartsdale- Nju Jork, për të ndjekur pas saj varrimin në varrezat publike : Varrezat Dyert e qiellit -The Gates of Heaven Cemetery” në Hawthorne, New York.

Kush është heroi shqiptar që vdiq për të shpëtuar motrën e tij të vogël

SHBA – Kristian Leka, 24 vjeçari që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar motrën e vogël ka tërhequr vëmendjen e medies amerikane me veprimin e tij vetëflijues në aksidentin tragjik ku humbën jetën tre persona.

Leka sapo ishte kthyer nga puna dhe po shoqëronte motrën e tij të vogël, Fionën, vetëm 9 vjeçe në festën e Holloween.

“Ai po mbante përdore motrën e tij dhe u përpoq ta shpëtonte atë”, tregon një i afërm i tij me emrin Florian. “Makina e përplasi dhe e vrau në vend”, tregon ai.

Ndërsa motra e Kristianit është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Doktorët kanë dhënë shpresa se ajo do të mbijetojë.

Leka, i cili jeton në Bronx, Nju-Jork, punonte si shofer kamioni dhe kishte emigruar nga veriu i Shqipërisë, Shkodra për në SHBA.

“Ai ishte një nga djemtë më të mirë që njihja. Punonte shumë. Ai ishte shumë i lidhur me familjen dhe një person i dashur. Ndihem shumë keq”, shprehet Floriani.

Përveç shqiptarit, hero u tregua dhe një veteran lufte, 65 vjeç i cili arriti të shpëtoi nga përplasja mbesën e tij dhe mbeti vetë i vdekur. Në këtë aksident humbi jetën dhe një vajzë vetëm 10 vjeçe.

By admini