Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Shoqatës ” Don Gjon Buzuku” kjo shoqatë organizon konferencën shkencore “TIVARI ME VEÇANTITË SHESTANASE NË RRJEDHLN E SHEKUJVE”.
Mbrëmjen e së premtes për këtë nder u organizua një program festiv ku të pranishmeve iu drejtuan Kryetari i shoqatës Zef Llukiqi, nga Qendra e studimeve albanologjike përshëndeti Ardian Marashi, nga Komuna e Ulqinit kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti dhe nga KKSh sekretari Faik Nika.
Programit festiv i dhanë gjallëri paraqitja e grupeve folklorike ”Ana e Malit” dhe ”Buzuku” si dhe këngëtaret vendas.
Të shtunën në Tivar është paraparë pjesa shkencore e këtij aktiviteti.