tifozat-nga-ulqini-ne-elbasanNjë ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur sot këshilltarit të Forcës së Re Demokratike në Parlamenitn e Ulqinit, z. Arian Murati, i cili duke u kthyer nga Shkodra u ndal për rreth gjysëm ore nga pala shqiptare.

Arsyeja e ndaljes, siç tregon vetë Murati në një postim të tij, është pasi me grupin Tifozat KuqEZi Ulqin para disa muajve ishte në ndeshjen Shqipëri – Armeni.

Murati njëheri kerkon urgjentisht nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, lideret politik dhe deputet shqiptarë ne parlamentin e Malit te Zi të reagojne lidhur me këtë çështje dhe të heqin të gjitha barierat e levizjes se lirë te personave te cilet ndodhen ne atë listë.

Shkrimin e plotë të Arianit mund ta lexoni më poshtë.

Te drejtat e njeriut,demokracia dhe shteti ligjor,jane vlera themelore per Bashkimin Europian.
Marrja e fteses dhe aspiratat e Malit te Zi per t’u bere pjese e Natos,e detyron politiken te ndertoje demokraci funksionale.
Sot me daten 20.10.2015,isha Shkoder ne nje dreké me disa kolegé pune.
Duke u kthyer per ne Ulqin,ne kufi befas dhe papritur pala Shqiptare me ftuan ne zyren e tyre,duke mos me dhene asnjifar pergjegje me mbajten rreth gjysme ore.
I gjithe ky cenim ndodhi pershkak se para disa muajve me Tkz Ulqin isha pjesetar i ndeshjes Shqiperi -Armeni.
Morra informacionin qe kjo ndalese u be pershkak se sherbimi sekret i Malit te Zi i kish derguar pales Shqiptare listen me personat me rrezikshmeri te madhe.
Kerkoj urgjentisht nga Keshilli Kombetar,lideret politik dhe deputet Shqiptar ne parlamentin e Malit te Zi te reagojne lidhur me kete ceshtje dhe te na heqin te gjitha barierat e levizjes se lire te personave te cilet ndodhen ne at liste.
Nese ky problem nuk zgjidhet ne menyren dhe formen me shpejt te mundshme te gjithe pa dallim partiak do ti quaj si pjestar dhe Udbashat e ketij regjimi.

By admini

One thought on “Këshilltari i Forcës Arian Murati ndalohet në pikën kufitare të Sukubinë – Muriqanit”
  1. A thua mos eshte edhe Ljoro Nrekići ne at list dhe ndofta e kan ndaluar edhe at ne kufi ne Podgoric sepse edhe ai ishte prezent duke simpatizuar, ma do mendja per Shqiperin, ne sheshi ” Battery Gardens” ne Manhattan kur u mbajt ndeshja Shqiperi – Serbi. Sheshi i tere KUQ E ZI.

Comments are closed.