”Të gjitha gjasat janë se po na ofrojnë zgjedhjet”, kështu shprehet Baro Vukoviqi duke komentuar një fotografi të postuar nga ai vet ku shihet se në aksin Tivar Ulqin është filluar me sanimin e një pjesë të rrugës.
”Filluan punimet në magjistralën Tivar Ulqin. Është duke u vendosur një shtresë e asfaltit . Më e mençur do të ishte së filluari me rrugën Ulqin – Krythë”, përfundon Vukoviqi.
Se sa ka të drejtë Baroviqi do të tregojnë ditët dhe muajt e ardhshëm.