etrita-ibroci-apenNew York, “APEN Tech Event 2015” në Universitetin Kolumbia – “Expanding Horizons” – Zgjerimi i Horizonteve

Beqir SINA – New York

Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë APEN – organizoi një takim me themeluesit e bizneseve të ndryshme në SHBA  me qëllim: Edukativ , Motivues dhe Frymëzues

NEW YORK CITY : Të shtunën, më 10 tetor 2015, për katër orë në Universitetin Kolumbia në NYC, u mbajtë një ngjarje e veçantë, kjo, nën organizmin e organizatës Rrjeti i Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikan APEN- me bazë në qytetin e New Yorkut. Një, ngjarje, e cila organizatori kishte si qëllim të jetë në formën e saj edukative , motivuese dhe frymëzuese, për të rinjët e të rejat shqiptarë të shkolluar në universitetet më të njohura në Europë dhe SHBA, dhe njerëzit e suksesit në fusha të ndryshme të teknologjisë bashkohore.

“APEN Tech Event 2015”, i mbajtur në njërin prej auditoreve të njohura të tempullit të dijes Columbia University në New York, ishte edhe një mundësi e auditorit(pjesëmarrësve) të diskutojnë me secilin nga 8 panelistët nga fusha të ndryshme të biznesit ( • Rinol Aliaj • David Ambrose • Labinot Bytyqi • Lauren Foundos • Stefan Kochi• Richard Lukaj • Adrian Shatku).

Për këtë aktivtet ata thanë se  një faleminderim i veçantë në organizmin dhe suksesin e kësaj veprimtarie , simbas tyre u shkon Mediha Kosovrasti – Gega, Nick Nikic, Nick Markola, Ilirit, Erjonës, Ilirianës, Edmondit, Lennyt, ekipit SOLABORATE – Labinot Bytyqit; Lumbardh Idrizit; Yllka Fetahaj ; Mimoza Bytyqit; Lorika Halilit dhe Teuta Hysenit, dhe  Endri Tolka – Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv, YouVisit.

Etrita Ibroci – një anëtare e Bordit, APEN dhe Zëvendës Drejtore e kompanisë Kepler Cheuvreux, njëkohësisht, moderatore e këtij eventi, tha për gazetën tonë, se :” Ideja ka qenë shumë më parë, që të kemi edhe ne shqiptarët e shkolluar në universitetet Amerikane, dhe Europiane, një panel diskutimi me disa nga ato që në fjalorin e teknologjisë bashkëkohore dhe të përparuar, thirren : “ top Albanian TECH/Start-up entrepreneurs + networking with Tech recruiters”, për sipërmarrësit e studentët e afristët shqiptar.”

Ajo, thotë, gjithashtu se “ Natyrishtë, që teknologjia e sotme po bashkon botën dhe po krijon oportunitete për profesionistët në mbarë globin për të ndërtuar, krijuar dhe inovuar; këto përparime të cilat po influencojnë në sjelljen e biznesit, industrisë dhe konsumatorit në mënyrë të përditëshme”.

Simbas saj, APEN – Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipermarrësve Shqiptaro-Amerikane, aktualisht  po bashkon disa nga sipërmarrësit më innovativë dhe të suksesshëm Shqiptarë në disa akivitete të tilla, dhe këtij qëllimi i shërbeu edhe aktiviteti i quajtur “Zgjerimi i Horizonteve” në 10 Tetor.

“Ku, thotë Ibroci – përveçse një grupi të rëndeësishëm të profesionistëve teknikë të talentuar, që morën pjesë, aktiviteti, u mbajt në mjediset e Universitetin Columbia, duke u dhënë shumë mundësi çdonjerit për të krijuar lidhje dhe për të rënë në kontakt me pronarët e biznesit si dhe me rekrutuesit e profesionistëve teknikë”.

Ndërkohë, thuhet se duke shfrytëzuar teknologjinë bashkohore, veprimtaria “Zgjerimi i Horizonteve”, është transmetuar në platformën video -screen – direkt duke përdorur sistemin Solaborate, që është një platformë e rrjetit social në bashkëpunim me rrjetet tekonologjike, në mënyrë, që edhe ata të cilët ishin jashtë Nju Jorkut, dhe nuk morën pjesë të mund të bëheshin pjesë, e veprimtarisë së  APEN-it – Rrjetit të Profesionistëve dhe Sipermarrësve Shqiptaro-Amerikane, nëpërmjet kësaj platforme.

8 Panelistët e platformës “Zgjerimi i Horizonteve”, përfshinëte, disa shqiptarë, që janë pjesë e projektit Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, profesionistë shqiptarë në SHBA, me edukim të lartë dhe pozicione pune të spikatura në Nju Jork, e rreth saj :

• Rinol Aliaj – Themelues, Hirushja App ne Oda Lab; Bashkëthemelues, OnStack &
• David Ambrose – Bashkëthemelues, OnStack
• Labinot Bytyqi – Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv, Solaborate & CoreALM
• Lauren Foundos – Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv, FORTE
• Stefan Kochi – Kryesues i Inxhinierise, Paytronix Systems; Themelues, Event Zero
• Richard Lukaj – Anëtar Menaxhues, Bank Street Holdings
• Adrian Shatku – Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv, Unify Communications

Panelistët në këtë veprimtari ofruan një platformë të re komunikimi për profesionistët dhe sipërmarrësit në rrjetet sociale, facebook, twitter, e tjer,  nëpërmjet platformës SOLABORATE. Ata nëpërmjet rrjeteve sociale, krijuan mundësi të njohin njëri-tjetrin, mbështesin njëri tjetrin dhe të bëjnë profesionistët e komunitetit shqiptar edhe më të fuqishëm në fushat e tyre.

Veprimtaria “Zgjerimi i Horizonteve” në 10 Tetor, e gjitha ishte në lidhje me profesionistë të teknologjisë dhe sipërmarrësit, duke shfrytëzuar atë teknologji, e cila sot po ndryshon botën dhe  lidhë më shumë e përditë njerëzit, duke i bërë atyre edhe “pasurimin e jetës” dhe rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit, të njerëzve anembanë botës, përfshirë edhe ne shqiptarëve .

Teknologjia, e perdorur sot thanë panelistët , në të gjithë rruzullin është një forcë transformuese dhe shumë industri për shembull shfrytëzojnë internetin për të bër gjëra të mëdha.

Ata pranuan se ka një konkurrencë të vazhdueshme për ide dhe sipërmarrësit teknologjisë po dalin çdo ditë me ide të reja innovative – ku teknologjia ka ndikimi përmes mediave sociale, dhe është globale dhe e menjëhershëme, shumë e shpejt sa për një “munitë” dhe mund të ndryshojë rrjedhën e historisë së botës.

Së fundi Rrjeti i Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikan APEN- me bazë në qytetin e New Yorkut, në veprimtarinë e së shtunës në Universitetin Kolumbia, nëpërmjet këtij programi solli 8 panelistët për të na dhënë një paraqitje të shkurtër në këtë botë të mrekullueshme të teknologjisë, dhe për të sjellë ide në realitet, kundrejt peizazhit konkurrues dhe shtjellimit të këtyre gjërave.

“APEN Tech Event 2015” në Universitetin Kolumbia – “Expanding Horizons” – Zgjerimi i Horizonteve, simbas Etrita Ibroci – Anëtare e Bordit, APEN; Zëvendës Drejtore e kompanisë Kepler Cheuvreux, kishte për qëllim për të frymëzuar dhe për t’u dhënë shpresë për brezat e ardhshëm. Ajo ishte frymëzuese, një ngjarje për të ekspozuar talentin dhe suksesin në fusha të teknologjisë super konkurruese – të shqiptarëve të shkolluar në univeristetet më të njohura në botë,dhe të suksesshem . Duke na impresionuar me sukseset e tyre, dhe të tjerëve frymëzuar për të ndjekur ëndrrat dhe idetë e  e çdo njerit edhe në fushën e teknologjisë, për çdo karrierë”, tha ajo.

Kurse, reagimet e auditorit simbas saj kan qenë shumë pozitive dhe inkurajuese, që mund ta bëjnë këtë ngjarje të veçantë, për komunitetin shqiptarë në SHBA.(Photo credite Rexhep Myftari nga Dardania Media Group).

etrita-ibroci-apen

By admini