ergys-kace-shqiperi-franceSapo u kualifikuam në Kampionatin Europian, por ndoshta duhet të mendoni të kurseni për të ndjekur nga afër skuadrën kuqezi në Francë.

Faqja zyrtare e UEFA-s bën publike çmimet e biletave për të gjitha ndeshjet e kampionatit Evropian, “Francë 2016”.

Kështu në ndeshjen hapëse, që do të jetë vendi mikpritës Franca kundër një prej ekipeve që do të shortohet në grup. Çmimet e biletave do të variojnë nga 75 euro për një biletë pas porte dhe deri në 595 euro për në tribunë, transmeton Shekulli.

Ndërkohë që për ndeshjet në grupe, si dhe për fazën e parë të eliminimeve direkte, çmimet do të jenë më të arsyeshme duke variuar nga 25 euro pas porte e deri në 145 euro në tribunë.

Ndeshjet e fazës së grupeve në kampionatin evropian do të zhvillohen nga 10 – ­22 qershor, 2016. Ndërsa finalja e kësaj gare do të mbahet më 10 korrik nga ora 21:00.

Ndeshjet e Kampionatit Evropian do të luhen në plot 10 stadiume nga më elektrizuesit, ndërsa ndeshja e parë dhe finalja do të luhen në stadiumin kryesor francez “Stade de France” me një kapacitet maksimal prej 80 mijë vendesh.

Stadiumet ku do të luhet Evropiani:

Stade de France (Saint­Denis)

Stade Vélodrome (Marseille)

Grand Stade OL (Lyon)

Stade Pierre Mauroy (Lille)

Parc des Princes (Paris)

Futur Stade de Bordeaux (Bordeaux)

Stade Geoffroy­Guichard (Saint­Etienne)

Allianz Riviera (Nice)

Stade Bollaert­Delelis (Lens)

Stadium de Toulouse (Toulouse)

Stade de France stadium

Çmimet e biletave:

Ndeshja hapëse:

Kategoria 4: €75

Kategoria 3: €195

Kategoria 2: €395

Kategoria 1: €595

Faza e grupeve – raundi i 16:

Kategoria 4: €25

Kategoria 3: €55

Kategoria 2: €105

Kategoria 1: €145

Çerekfinalet:

Kategoria 4: €45

Kategoria 3: €85

Kategoria 2: €135

Kategoria 1: €195

Gjysmëfinalet:

Kategoria 4: €65

Kategoria 3: €165

Kategoria 2: €295

Kategoria 1: €495

Finalja:

Kategoria 4: €85

Kategoria 3: €295

Kategoria 2: €595

Kategoria 1: €895

/Koha.Net/

By admini