Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka është fotografuar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë në prag të ndeshjes Shqipëri Serbi në unifromën sportive të Shqipërisë.
Në fotografi e cila është publikuar në FB, njëri nga të rinjtë i shoqërisë së Zenkës mban flamurin e Shqipërisë së madhe, shkruan Vijesti.
Zenka për ë përditshmen Vjiesti ka deklaruar se para, gjatë dhe pas ndeshjes ka realizuar mbi 200 fotografi me vendasit dhe miqtë nga Shqipëria.
”Çdo i treti ka pasur një flamur të tillë. Aty kanë qenë me dhjetra mijëra njerëz dhe thjesht ka qenë e pashmangshme që ti largohej. Nuk kam mundur që të ju them njerëzve që ta largojnë flamurin për shkak të fotografisë”, ka deklaruar Zenka.
Situat e sigurisë në Ulqin atë natë ka qenë e përforcuar për shkak të ndeshjes Shqipëri Serbi por mbrëmja ka kaluar pa probleme të mëdha. Policia nuk ka pasur punë edhe pse afër komunës pas ndeshjes janë ndëgjuar detonime.