Shqipëria e futbollit çon peshë shqiptarët kudo që janë. Një fitore e pastër në Armeni kundër të njëjtit reprezentacion i jep të drejtë shqiptarëve që për herë të parë në histori të marrin pjesë në një kampionat futbolli të niveli të tillë.
Në të gjitha qytetet shqiptare menjeherë pas mbarimit të ndeshjes ka shpërthyer gëzimi i ligjshëm i përkrahësve të kombetares së vet. Nuk ka si të ishte ndryshe edhe në Ulqin dhe Tuz. Mijëra të rinj pas sinjalizimit të fundit të gjygjtarit për përfundimin e ndeshjes në mënyrë spontane dolën në rrugët e qyteteve të tyre për të festuar këtë ngjarja historike të futbollit shqiptar.
Më poshtë mund të ndiqni pjesë nga atmosfera në Ulqin dhe Tuz.