Për të dytin vit me radhë nën organizimin e Organizatës turistike të Ulqinit dhe në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit është duke u mbajtur festivali “D’Olcinium international festival”.
Orët e pasdrekës së ditës së premte gjeten rrugët e qytetit me kolorit ngjyrash të veshjeve kombetare të vendeve të ndryeshme të rajonit. Në këtë defile morën pjesë më shumë se 300 veta dhe mbi 10 shoqëri kulturo artistike nga rajoni.
Pas defileut nëpër rrugët e qytetit ata shfaqen edhe një koncert në sallën e Qendres për Kulturë.
Edhe për ditën e shtunë është parapa aktivitet i njëjtë në Qendren për kulturë.
Video: A. Zati