Ditën e marte në ShBA ndërroi jetë mërgimtari nga Ana e Malit Kasem Bojku.
Kasemi i takon njërës ndër gjeneratat e para nga qyteti i Ulqinit dhe Ana e Malit i cili ishte i detyruar që të marrë rrugën e emigrimit. Jetoi dhe veproi në ShBA por vendlindjen e vet nuk e harroi kurrë.
Pas pensionimit iu kthye Shasit të tij me dëshirën që vitet e fundit të jetës ti kaloi aty ku zemra i deshi. Por vdekja e shpejt ia ndërpreu këtë dëshirë.
Kasemi la pas bashkëshorten dhe 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e merkurë në Bruklin të SHBA-ve në ora 10. Ngushëllimet priten sot, të marten nga ora 16 – 21 dhe nesër, të merkurën nga ora 9 – 10.