Gjenerata te tera te lindura ne SHBA u rriten duke marshuar e protestuar për lirin e trojeve shqiptare i tille është edhe i riu Dardan Fazli Gjonbalaj, që duke shquar këtë foto vrenë hapërimin e Dardanit drejt te ardhmes por edhe të arriturat kombit shqiptare në dy dekadat e fundit.
Dardani u lind në New York në vitin 1991 në kohen kur Kosova dhe trojet shqiptare ishin vendosur nën okupimin e hekurt të regjimit Milloshoviqian. Që në ditët e para posa mori hapat edhe Dardani ju bashkangjit sëbashku me familjen e tije karvanit te gjatë shekullor për lirin e trojeve shqiptare te Dardanisë antike duke ngritur zërin në vendlindjen e tij në SHBA për vëllezërit e motrat në Kosovën e okupuar. Edhe emri i tije bartë në vete ndjenjën e thell të atdhedashurisë të kalitur në mesin e tije brez pas brezi.
Tash i rritur dhe i diplomuar në fakultetin prestigjioz Pace University, Dardani po pushton fushat e dijes duke qen në prag të diplomimit të magjistraturës në Shkenca Politike në Seton Hall University school of Diplomacy and International Relations duke mbrojtur dhe specializuar në Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe specializim në analizat e politikës së jashtme dhe sigurinë ndërkombëtare (“International Relations with specializations in foreign policy analysis and international security).
Sot Dardani me profesionalizmin e tije dëshiron dhe është gjithnjë në shërbim të kombit të tijëpor jo në nivelin e protestuesit por të një diplomati te mirëfilltë duke qen gjithnjë krenar me identitetin i tijë shqiptare nga Vuthajt e Plavë Gucisë.
(në foto Daradn Fazli Gjonbalaj para Shtëpisë së Bardhë gjat një proteste dhe tani i rritur në aktivitete të komunitetit shqiptaro-amerikan)