brisku-ushakuPronari i Librarisë ARTI në Ulqin por i cili është i njohur edhe si fotograf dhe botues z. Gazmend Çitaku është ndalur dhe ka dhënë një mendim të tij rreth përballjes së dy emrave të njohura të letrave shqipe në Ulqin, siç janë Ruzhdi Ushaku dhe Bahri Brisku.

Çitaku në të gjithë këtë mendon se në masë të madhe ka ndikuar mungesa e mediave te shkruara duke potencuar formimin e kultures së dhënies së mendimit ndryshe ndaj një shkrimi, pamfleti apo edhe libri.

Mendimin e plotë të zoti Çitaku rreth kësaj mund ta lexoni më poshtë.

”Në këtë status po përmbledh diçka që jo vetëm mua por besoj se edhe shumë nga ju na ka shqetësuar dhe na ka shtyrë që të pyesim veten A ESHTE E MUNDUR. Mungesa e mediave te shkruara ne gjuhën shqipe solli në përballjen e dy koloseve te letrave shqipe nga Ulqini. Kur them mungesa e mediave te shkruara mendoj në formimin e kulturës së dhënies se mendimit ndryshe ndaj nje shkrimi, pamfleti apo edhe libri. Njeri u mundua te thotë dicka me nje liber tjetri ia kundershtoi duke kerkuar sqarime.

Mungesa e kulturës se pranimit të mendimit ndryshe solli nje mori nënvleresimesh, akuzash madje edhe fyerjesh. Pasojne reagimet e nivelit te njëjtë dhe mbyllen me fyerje te nivelit edhe më te ulët e me epitete “psikopatologjike” cka nuk u shkon per nderë as njërit e as tjetrit.

Lus stafin e Kohes Javore qe ne te ardhmen reagimet e lexuesve mos te jene me te mëdha se 1 faqe gazete sepse sic po shohim humbet kontrolli. PEACE BROTHER.”, shkruan Çitaku.

By admini