Vikendin e kaluar nën organizimin e Shoqërisë së Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” nga Prishtina u mbajtën Takimet e Nënta Ndërkombëtare të Bjeshkatarëve – “Brodi 2015”, në Brod (Dragash) të Kosovës, takime këto që mbahen çdo vit.
Qëlllimi i këtij aktiviteti ishte afirmimi, masivizimi dhe vendosja e raporteve të reja ndërmjet Shoqërive Bjeshkatare dhe Federatave të rajonit dhe më gjerë, njohja e pjesëmarrësve me bukuritë natyrore të Sharrit dhe Kosovës, njohja reciproke e pjesëmarrësve dhe shkëmbimi i përvojave, edukimi i të rinjve për mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit si dhe zhvillimi i marshutave të ecjes.
Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarët e Shoqatës së bjeshkatareve “Rumia” nga Ulqini të cilët në mbrëmjen solemne u shpërbëyen me mirënjohje nga organizatoret. Numri i shoqatave pjesëmarrëse ishte shumë i madh.
Pika më interesante në të gjithë këtë ishte marshuta drejt pikës më të lartë të Kosovës, Rudoka. Mali i Rudokës në lartësin prej 2658m mbi nivelin e detit ishte atraksion në vehte. Buuritë e Sharrit mahnitën të gjithë dashamirësit e natyrës. Pjesëmarrësit nga shoqata bjeshkatare nga Ulqini shprehen të entuziasmuar nga kjo mini aventurë.
Kryetari i SHB “Rumia” Xhelel Muja me rastin e pranimit të mirënjohjes nga organizatori pasi felenderoi për ftesen bëri edhe një ftesë të veçantë.
”Vitin e ardhshëm ju presim të gjithëve në malin e Rumisë”, beri thirrje Muja.
Sipas disponimit të shoqatave tjera, pritet që vitin e ardhshëm në Rumi të kemi numër rekord të mysafirëve.